E Shtunë, 31 Tetor 2026

Ditmir Bushati: Lulzim Basha do të pritet si qeveritarët në ambasada. Ska më qarkore kundër opozitës

bushati180Kryetari i opozitës, Lulzim Basha, nëse do të shkojë me detyra partiake e të tjera në udhëtime jashtë vendit, do të pritet me të njëjtin trajtim protokollar nga ambasadat shqiptare nëpër botë, ashtu sikurse pritet çdo ministër a zyrtar tjetër i lartë i qeverisë a parlamentit shqiptar.

Ky ka qenë udhëzimi i parë i Ministrit të Punëve të Jashtme, Ditmir Bushati, në mbledhjen e parë që realizoi dje me stafin e ministrisë që do drejtojë.

Nuk duhet të ketë më praktika si ato që kanë ndodhur deri dje,  është shprehur ministri në linjë telefonike për Shqiptarja.com.

Në fakt, duket se kjo është risi në punën e diplomacisë shqiptare, të paktën në 23 vitet e fundit që Shqipëria kalon në tranzicion.

Askush sështë kujtuar gjatë këtyre viteve që të presë kryetarin e opozitës nga stafet e ambasadave jashtë, aq më tepër, në shumicën e rasteve, sikurse ka ndodhur gjatë 4 viteve të kaluara, ka pasur edhe qarkore kundër.

Një pikë tjetër që do kthehet shumë shpejt në rregulloren e brendshme të funksionimit të dikasterit, është fakti se nuk do të ketë më nga ambasadat apo shërbimi diplomatik qarkore anti-opozitë. Kjo praktikë që është aplikuar më parë, nuk do të ndodhë më, tha një burim i rezervuar që ishte prezent në takimin që ministri zhvilloi me drejtorët e ministrisë që drejton.

Një ndër rastet e qarkores anti-opozitë ka qenë pikërisht dokumenti për librin Kurban të Edi Ramës.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›