E Diel, 1 Nëntor 2026

Operacioni Volsvagen identifikohen autoret e disa vjedhjeve

Tirane 4 janar NOA - Pergjate oreve te vona te mbremshme forcat e Komisariatit te Policise nr.3 ne Tirane ne bashkepunim me ato te policise se Dibres bene te mundur finalizimin e operacionit te koduar Volsvagen i cili u finalizua me identifikimin e disa te dyshuarve pas nje hetimi disa ditor.

Sic ato konfirmojne per agjencine e Lajmeve NOA fjala eshte per 20-vjecarin Klodian Nelaj dhe 23-vjecarin Enri Premci qe te dy banues ne Burrel.

I pari aktualisht ndodhet i arrestuar ne komisariatin e Policise se Burrelit ndersa i dyti eshte shpallur ne kerkim dhe po punohet per kapjen e tij.

Keta dy persona dyshohet se me date 30 dhjetor ne Tirane kane vjedhur automjetin tip Golf ne pronesi te nje personi.

Pas vjedhjes se ketij automjeti dyshohet se ne bashkepunim me bashkemoshatarin e tij tashme te identifikuar dhe te shpallur ne kerkim kane kryer nje vjedhje me arme ne qytetin e Burrelit.

n.e/NOA

Më shumë nga Kronika

Të gjitha ›