E Shtunë, 31 Tetor 2026

Pasagjeri zbulohen grabitesit e 2 taksisteve ne Tirane

Tirane 4 janar NOA - Fale operacionit policor te koduar Pasagjeri forcat e policise se Tiranes kane arrestuar ne flagrance dy persona te dyshuar si autore te vjedhjes se dy taksisteve ne Tirane.

Sic ato konfirmojne per agjencine e Lajmeve NOA te ndaluarit jane konkretisht Hysen Daci 19 vjec dhe Gjon Gjoka 18 vjec qe te dy banues ne Kamez te Tiranes ndersa eshte duke u punuar edhe per kapjen dy personave te tjere respektivisht te moshave 20 dhe 23 vjec.

Mesohet se keta persona ne bashkepunim me njeri-tjetrin me date29 dhjetor ne afersi te 9 Katesheve ne Tirane kane vjedhur me dhune dhe me pas kane plagosur rende 44 vjecarin Qemal Tufa me profesion taksist ku mjeti i vjedhur me targe TR 345 B eshte gjendur me pas i braktisur ne zones Zall-Mner Tirane.

Gjate ecurise se hetimeve ka rezultuar me prova shkencore se keta persona jane edhe autore te vjedhjes me dhune te44-vjecarit Ilmi Sula me date 31 dhjetor ne afersi te Piaces ne Tirane.

Autoret e dyshuar pasi kane vjedhur me dhune duke e plagosur rende Ilmi Sulen i kane vjedhur ketij te fundit sendet personale dhe me pas automjetin e tij tip taksi me targe TR 411 C mjet ne te cilin autoret ndodheshin si pasagjere.

Por fale nje nderhyrje te shpejte te strukturave te policise dhe nje pune hetimore te mire organizuar u arrit kapja e autoreve te dyshuar te kesaj vjedhje me dhune si dhe te sekuestrohet ne cilesine e proves materiale dy automjetet e vjedhura me targe TR 411 C dhe TR 345 B 2 arme te ftohta thike maske doreza 3 aparate celulare si dhe sende te tjera qe kane sherbyer per keto vjedhje me dhune.

Nderkohe qe materialet hetimore te perpiluara ne ngarkim te tyre i kaluan prokurorise per konsumim te vepres penale te Vjedhjes me dhune parashikuar nga neni 139 i Kodit Penal.

n.e/NOA

Më shumë nga Kronika

Të gjitha ›