E Diel, 1 Nëntor 2026

PDIU-ja çel fushatën në Tiranë, Idrizi: Përfaqësohemi me 7 deputetë

idrizi-aTiranë- Parti Drejtësi Integrim dhe Unitet ka bërë sot hapjen e fushatës elektorale në Tiranë, ku janë bërë edhe prezantimet e kandidatëve për deputetë në këtë qark.

Aktiviteti u mbajt në Pallatin e Kongreseve, ndërsa kreu i saj, Shpëtim Idrizi, deklaroi se në zgjedhjet e 23 qershorit, PDIU-ja do të marrë 7 deputetë.

Shtatë deputetë do të fusim në Parlament. Dikujt kjo mund ti duket elektorale, por jo. Sot është koha që të votoni PDIU dhe unë do tju bind për këtë. I dashur mik vëlla, apo motër. Të nderuar bashkëkombas, më 23 qershor të gjithë do të jeni para kutisë së votimit. Për shumë nga ju do të ketë dilema. Por unë sot dua tjua heq këto dilema,- tha ai.
Ai ka folur më tej mbi çështjen çame, e cila sipas tij duhet të gjejë një herë e përgjithmonë zgjidhje. Ai ka thënë se partitë kryesore në vend nuk mundën ti bëjnë dot ballë presineve të ushtruar nga vendet fqinje.

Çështja çame pas çështjes së Kosovës e ka rradhën ajo për t’u zgjidhur. Dua të shpjegoj që çështja çame është çështja më e madhe shqiptare e pazgjidhur. Politika shqiptare e ka një kauzë që nuk i përket vetëm një komuniteti. Ne jemi të bindur që i gjithë kombi dhe populli shqiptar ndihet më shumë se kurrë krenar për origjinën e tij. E pamë këtë në festimet e 100 vjetorit të parë të shtetit shqiptar,- tha Idrizi.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›