E Diel, 1 Nëntor 2026

PS: Të gatshëm ti votojmë 3 ligjet, pa i ngatërruar me amnistinë fiskale

hysiTiranë- Partia Sociliste ka reaguar sot pas kërkesës së kryeministrit Sali Berisha për të thirrur një seancë të jashtëzakonshme në Kuvend për të votuar tre ligjet e integrimit.

Në një deklaratë për mediat deputetja Vasilika Hysi u shpreh se PS-ja është e gatshme ti votojë ato me kushtin që të hynë në fuqi në shtator, ndërsa ka bërë thirrje që të mbeten larg ligjet nga manistia fiskale.

Dëshiroj të theksoj se Partia Socialiste është e gatshme t’i votojë të tre ligjet vetëm nëse pala tjetër e pranon kompromisin e ofruar nga opozita. I votojmë të tre ligjet, se pala tjetër, është dakord që këto tre ligje të hyjnë në fuqi vetëm pas konstituimit të Parlamentit të ri që do të dalë nga zgjedhjet e 23 qershorit. Në të njëjtën kohë, ne i bëjmë thirrje Sali Berishës për ta mbajtur çështjen e integrimit europian larg fushatës elektorale. Të mos e ngatërrojë votimin e tre ligjeve me premtimet e tjera elektorale. Nëse duam integrimin e Shqipërisë në BE, le të votojmë paketën e kompromisit një orë e më parë, pa i ngatërruar tre ligjet me amnistinë fiskale,- tha Hysi.

Sot ktyeminsitri Sali Berisha nëpërmjet një shkrese drejtuar kryeparlametares Jozefina Topalli këkronte mbëjtjen e një seance në datën 30 maj për votimin e tre ligjeve të kërkuara nga BE-ja.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›