E Shtunë, 31 Tetor 2026

Divorcet arrijnë rekordin, 137 ndarje në 3 muaj

22/04/2009  Shkaqet, gjendja e rëndë ekonomike, emigracioni dhe martesat në moshë të vogël

FIER- Gjykata e rrethit gjyqësor Fier regjistron shifra rekord të divorceve të paraqitura vetëm për këtë 3-mujor të parë të këtij viti. Sipas të dhënave të marra nga ky institucion, numri i divorceve të paraqitur shkon në 137, ndërkohë që vetëm 70% e tyre kanë mundur të zgjidhin përfundimisht martesën e tyre me vendim gjykate, zgjidhjen martesore me ndarje, ndërkohë që pjesa tjetër është pushuar ose është në vazhdim gjykimi.

Divorcet

Duke iu referuar të dhënave të gjykatës së Fierit, vetëm ky 3-mujor shënon gati 38% të divorceve të regjistruara sa për të gjithë vitin 2008, vit i cili numëroi 398 divorce. Shifrat janë tronditëse, sepse ky fenomen po rritet gjithmonë nga viti në vit duke çuar në shpërbërjen e familjeve në rrethin Fier, por duke shtuar edhe kategorinë e fëmijëve të mbetur jetim. Rreth 50% e divorceve e përbëjnë familjet e reja me një ose 2 fëmijë, ndërkohë që ndarjet e çifteve kanë pasur si motiv sërish çështjet e nivelit të ulët ekonomik, papunësisë dhe emigracioni. Duke e krahasuar me vitin e kaluar këtë vit numri i divorceve është më i lartë. Avokatët janë shprehur se një nga shkaqet më thelbësore që përbëjnë prishjen e martesës së një çifti janë ato ekonomike. Gjithsesi nuk përjashtohen edhe shkaqe të tjera nga ato më të rëndat e deri më banalet. Sipas avokatëve, 95% e çifteve ne seancën e pajtimit kanë zgjidhur kurorën. Ndërkohë faktorët që e çojnë një familje të shpërbëhet janë edhe faktorët e jashtëm që ndikuan në vendin tonë si hapja e kufijve dhe emigracioni. “Një pjesë e lartë e numrit të divorceve janë shkaktuar edhe nga emigrimi i njërit prej bashkëshortëve për një periudhë të gjatë kohe sidomos e burrave”,-ka thënë avokati Baftjar Shehu. Por nuk përjashtohen edhe rastet e martesave me shkuesi dhe jo mbi bazën e njohjes së vet çiftit. Shkak tjetër është mospërputhja e karaktereve, zakonet ende maskiliste që burri duhet të zotërojë mbi gjithçka edhe në jetën private të gruas duke mos e toleruar në asgjë, martesat në moshë të vogël dhe të papjekur për t’i përballuar vështirësitë e jetës”.

Fëmijët

Një kosto të rëndë të ndarjes së prindërve gjithsesi e mbartin fëmijët që do të ndiejnë mungesën e pazëvendësueshme të njërit prej prindërve. Sipas avokatëve, të cilët asistojnë në procese të tilla gjyqësore civile shprehen të trishtuar se e kanë të vështirë të bëjnë “një ndarje” të fëmijëve ose “importim” nga njëri prind te tjetri. “Kemi parë shumë skena të trishta”, thotë avokati Niko Kosta. Më e keqja është kur familja ka pasur 2 ose më shumë fëmijë. Duhet të ndahen fëmijët “për së gjalli” nga njëri-tjetri.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›