E Shtunë, 31 Tetor 2026

Divorci recidiv i PS-se me Parlamentin

29-10-2010 / Redaksionale

Largimi recidiv i Partise Socialiste nga oda e demokracise dhe strehimi ne seline roze eshte e pafalshme. Nuk iket nga Parlamenti. Ne radhe te pare eshte mungese respekti ndaj votes se qytetareve te lire shqiptare te cilet i kane votuar deputete per te mbrojtur interesin publik dhe jo kerkesat partiake te dites. Kultura demokratike goditet perseri nga binomi soc-komunist Rama-Ruci nga frika e perballjes se argumenteve. Dialogu parlamentar u nderpre ne seancen e djeshme nga numri dy i PS Gramoz Ruci pasi beri kater pyetje me ton agresiv e nuk priti pergjigje por u largua pa marre xhevap. Opozita e ketij vendi eshte sekuestruar nga pengmarres te demokracise qe refuzojne debatin per shkak se duan nje pretekst per te acaruar klimen politike. Duan te risjellin protestat me kater kushte banale pa lidhje te drejtperdrejte me qeverine Berisha.
Tre prej tyre kane te bejne me Kuvendin. Vrasja e deputetit Fatmir Xhindi votimi per mandatin e deputetit Beqja dhe ndertimi i Kuvendit te ri jane tre ceshtje qe mund tu jepet shkurtimisht pergjigje pa u lodhur. Se pari vrasja e deputetit Fatmir Xhindi eshte nje krim qe duhet zbardhur sa me shpejt. Policia e Shtetit po ben te gjitha perpjekjet e mundshme te identifikoje autoret. Sigurisht politika nuk eshte investigative dhe Berisha nuk eshte kreu i Policise Gjyqesore per te ndjekur kemba-kembes autoret. Politika dhe Berisha debatojne ne parlament per efikasitetin e institucioneve hetuese. Mirepo PS-ja do te politizoje vdekjen per te perfituar kapital politik. Kjo mbetet nje aksiome packa se nekro-politika eshte e papranueshme ne cfaredolloj rrethane. Te besh politike me vdekjen e tjetrit eshte shume e gabuar moralisht.
Se dyti Ndertimi i Parlamentit te ri tek varri muzeal i faraonik te shqiptareve Enver Hoxha eshte vendim qeverie dhe ska perse behet nje referendum mediatik per vendime qe ndihmojne demokracine te kete nje dekor normal. Se treti votimi per heqjen e mandatit te deputetit Beqja eshte ne konform te te gjitha kerkesave te nje shumice parlamentare pasi maxhoranca beson se z. Ilir Beqja ka shkelur Kushtetuten perderisa karta kushtetuese thote se nje deputet nuk mund te perfitoje tendere publik kur ka fituar nga KQZ mandatin e deputetit. Vendimi ka shkuar ne Kushtetuese per tu interpretuar. Ky nuk eshte presion ndaj opozites por nje sherbim qe i behet parimeve te Ligjit themeltar te Shtetit.
Sidoqofte taktika e bojkotimit te Institucioneve mbetet nje aksion sa i vjeter po aq i demshem per nje parti parlamentare. Rruga e protestave sjell vec nje tension te pakuptimte perderisa kauzat e tyre mund te sqarohen me kanune ligjore. Metoda edviniste e barrikades duke i kthyer kurrizin arsyes eshte nje problem i kesaj opozite te bashkuar ne semaforin e kuq te ndalimit te reformave.
Vendit sot i mungon opozita e vertete. Dhe ne mungesa e saj ky pozicion mbulohet nga nje karikature frikacake e intrigante deri ne babezi e provokatore. Opozita po tregon se nuk ka interes te zgjidhe probleme por gezohet kur lindin ato edhe nga ngjarje te natyrshme qe nuk e kane zanafillen tek qeverisja. Me kete opozite me qendrime apatride me synimin e vetem te provokoje kriza nga me te mundshmet vec ti hapet dera e qeverisjes. Perpara se te tregoje gishtin drejt qeverise per vrasjen e deputetit Xhindi te mandatit te Ilir Beqjes dhe ndertimin e Parlamentit te ri duhet te respektoje jo veten rregullat parlamentare por edhe gjysmen e popullit qe kane votuar Partine Demokratike ne zgjedhje.

...

Më shumë nga Analiza

Të gjitha ›