Kushtezimet per Serbine mbesin
International Herald Tribune
Serbia ka bere nje hap te rendesishem drejt anetaresimit ne Bashkimin Evropian te henen pavaresisht pretendimeve se do te mund te bente me shume per te sjelle para drejtesise njeriun me te kerkuar ne Evrope per krime lufte. Me kembenguljen e Holandes vendimi i Unionit perfshin nje deklarate sipas se ciles hapat e ardhshem do te miratohen vetem nese te gjitha vendet anetare dakordohen se Beogradi ka bashkepunuar plotesisht ne hetimet per krime lufte. Megjithate vendimi per ti kerkuar Komisionit Evropian qe te pergatise nje vleresim formal rreth te arriturave te Serbise per anetaresim paraqet nje moment te rendesishem per Serbine edhe pse mbetet nje distance e konsiderueshme nga nisja e negociatave per anetaresim. Ambiciet e Serbise per tiu bashkuar bllokut do te mbeten te nderlikuara dhe politikisht te ndjeshme per aq kohe sa Ratko Mlladiq te jete i lire. Prokuroret e Kombeve te Bashkuara per krime lufte pohojne se ish-gjenerali i serbeve te Bosnjes ishte projektuesi dhe organizatori kryesor i Masakres se Srebrenices ne te cilen humben jeten 8000 burra dhe djem myslimane.
Nje hetim i New York Times dhe International Herald Tribune i publikuar javen e kaluar njoftoi se Mlladiq pas 15 vjetesh ne arrati po fshihej ne nje lagje te Beogradit. I pyetur nese autoritetet serbe jane vertet ne kerkim te Mlladiqit prokurori per krime lufte ne Tribunalin e Hages Serge Brammertz dha nje pergjigje te dyshimte Eumlshte e veshtire per mua ti pergjigjem kesaj pyetjeje. Vendimi i se henes reflekton deshiren e pothuajse te gjitha vendeve te Bashkimit Evropian qe te tregojne fleksibilitet ne drejtim te Serbise ne perpjekje per te sjelle stabilitet ne Ballkan. Angazhimi i serbeve ne procesin e integrimeve evropiane nga shume eshte pare si metoda me e mire per te garantuar paqe ne rajon. Serbia zyrtarisht ka aplikuar per anetaresim ne dhjetorin e vitit te kaluar por me gjithe rezultatet pozitive anetaresimi i saj eshte vite larg.
Koheve te fundit kryeqendrat perendimore kane pare qendrimin e Qeverise ne Beograd te jete me konstruktiv rreth statusit te Kosoves. Duke folur ne Luksemburg ministri i Frances per Evropen Perre Lellouche tha se Qeveria e Serbise ka bere perpjekje te konsiderueshme per Kosoven ndash gje qe eshte shume e veshtire dhe shume komplekse. Deklarata e Unionit ishte e ekuilibruar shtoi ai. Qeverise se Serbise i eshte derguar nje sinjal pozitiv porse progresi i ardhshem drejt anetaresimit eshte kushtezuar tha Lelliouche. Studimi formal mbi kerkesen e Serbise per anetaresim eshte nje parakusht per fillimin e negociatave per anetaresim por ai nuk garanton se bisedimet do te nisin. Holanda eshte perpjekur vazhdimisht te ngadalesoje procesin ndersa Parlamenti holandez ka qene kritik ndaj koncesioneve te Beogradit. E gjithe kjo per shkak te rolit te paqellimte te Holandes ne rastin e Srebrenices ku paqeruajtesit holandeze nuk arriten te ndalonin masakren. Une mendoj se perfundimet kane qene te balancuara tha ministri i Jashtem holandez Uri Rosenthal duke folur ne Luksemburg. Ato kane qene te veshtira. Kjo ishte ajo qe donim te arrinim dhe ia dolem. Keshtu qe jam i kenaqur me rezultatin tha ai. Zevendeskryeministri serb Bozhidar Gjeliq tha se vendi i tij eshte i vendosur per te sjelle Mlladiqin para drejtesise. Nese e gjejme sot sot do ta arrestojme tha ai.
Por disa grupe per te drejtat e njeriut jane zhgenjyer. Bashkimi Evropian nuk do te duhej te dorezohej ne bashkepunimin me gjysme zemre te Serbise me Hagen tha Kenneth Roth shefe ekzekutive ne Organizaten Human Rights Watch. Sllovenia e cila u anetaresua ne Bashkimin Evropian ne vitin 2004 eshte e vetmja ish-republike jugosllave qe i eshte bashkuar bllokut. Kroacia ka gjasa te pranohet brenda pak vitesh.