E Diel, 1 Nëntor 2026

Rama-stani si sistemi i vakuumit politik Edvini si Ambasadori i Boshit

29-10-2010 / Nga Lavdrim Lita

Edi Rama nuk duhet nenvleresuar sepse ka ne dore nje arme shume te rrezikshme dhe nuk eshte nusja e re e PS-se Linda Basha. Edi nuk ka nje projekt politik ose nje projekt kulturor nuk ka nje strategji politike a vizion nuk ka nje hapesire politike te perkufizuar pasi ai duket se eshte pertej te majtes dhe se djathtes. Ecen ne te shumten e rasteve per inerci pertacore carpe diem. Bile nuk ka deshire te punoje nuk ka konsistence filozofike. Packa se eshte pikerisht kjo arma e tij me e rrezikshme Rama eshte vakuumi intelektual qe te terheq poshte sepse eshte gropesire si ngushtica mesh Shiles dhe Karibdes. Ai te terheq per xhakete sepse do te te zhveshe nga civilizimi. Nuk eshte nje provokim eshte nje vleresim politik qe ka disa implikime. Rama mbetet nje kove bosh e transparente qe secili mund ta mbushe. Dhe mund te behet nje Sharre e re nje pike grumbullimi mbeturinash toksike nje kuti postare ose nje kazan me permasa te medha. Rama mundi te magnetizoje afer vetes te gjithe ato persona me perberje alumini te frustruar nga mospermbushja e pritshmerise personale karriera te paplotesuara apo disidenca politike sepse ai u veteofrua si nje medium i ftohte pa ngjyre e pa shije. Atij i pelqejne me shume individet me konsistence intelektuale prej alumini sepse jane percjelles me te mire te mbreterise se narcisit Ramastan.
Nese i hidhni nje sy nga afer asaj qe quhet Opozita e Bashkuar do te shikoni njerezit me perberjen molekulare dhe motivet me te ndryshme aksiologjike vlerore sepse i jane bashkuar parades opozitare kesaj bande politike qe propozon vec anakronizma atavike. Rama eshte si Tufina ose nje kolektor i te gjithe te keqijave te shumices te atyre qe kane frike nga pensionimi politik per shkak te moshes apo te atyre qe disiplinen e shikojne si nje diktature formaliste. Per me shume duke qene nje xhep me astar a-politik ai eshte aq i gjere sa mund te mbaje brenda komuniste renegate te djathte social-demokrate jakobine spartake arriviste etj. Boshlleku i tij eshte sot nje burim i rendesishem fitimi. Ndonese kjo nuk vlen vec per opoziten e bashkuar nen hijen socialiste. Rama terheq si magnet fuqite e forta te medhenj ose te vegjel opake ose okulte sepse ai nuk ka nje projekt te tijin nuk ka themele te forta ose vlera te panegociueshme nuk ka asnje berthame propozimesh ose alternative mendimi edhe ate pak qe e kishte e delegjitimoi si Ndryshe. Hipotekoi gjate nje viti kalendarik fronin e vet duke shkelur parimet te cilave u kishte shpallur lufte. Me keto gjeste ai eshte paketa ideale per tu mbushur me nikotine dhe per te prodhuar tym e mjegullnaje. Klime e pershtatshme per urine e ujqerve te medies qe shqyejne dinjitetin e personave publike me lehtesine e gelltitjes se nje kafshate. Me ndihmen e ujqerve gri Rama merr ngjyren e audiences se tij meqenese absorbon fjalet e parafolesve duke anatemuar kundershtarin. Por gjithsesi ai harron se eshte nje taksist i politikes qe shkon aty ku i thote klienti financiar i radhes.
Rama po shfaqet si nje qefin i mire per te mbeshtjelle te majten shqiptare si qender dhe forme e anti-berishizmit meqenese ska asnje ide te tijen por duke qene nje pacient qe ka viruset e idete e te tjereve ai eshte aleat i kujtdo. Mjaft qe te realizoje synimin e marrjes se pushtetit.
Rama sot eshte fiks nje celes kopil per deren e politikes se gjenerates se dyte te Bllokut. Konvertimet e tij jane te cuditshme nga bir komunisti del cun anti-komunist bashke me shoken e udhes j A. Klosi menjehere pas ca refleksioneve kunderthenese. Me pas u kthye ne nje celes anglez duke festuar konferencen e Pezes e bere apoteozen e Hoxhes me veteranet e luftes civile. Nese provoni te ekzaminoni gjuhen e tij do te konstatoni se burimi i refleksioneve dhe i suksesit te tij mediatik jane shprehjet frazeologjike te ngarkuara me ereksione verbale. Leksiku i Rames eshte gjindshem jo ne doracaket e politologjise por tek gjimnazistet e frustruar. Me retoriken ai ben qe edhe idiotet te shpresojne se jane inteligjente dhe se kuptojne nga politika. Ai mbetet ambasadori i boshit sepse forca e tij eshte humnera intelektuale. Ai pasqyron me se miri boshin e politikes sone sepse eshte nje nudist ne kerkim te fanelles se re ideologjike.

...

Më shumë nga Analiza

Të gjitha ›