Dixhitalizohet arkivi dokumentat albanologjike online

Arkivi i pasur i shkencës së Albanologjisë do të jetë i arritshëm nga të gjithë. Një projekt i Qendrës Albanologjike i nisur përpara tre muajsh ka bërë të mundur dixhitalizimin e 12 përqind skedarëve të fondit të historiografisë shqiptare. Përgjegjësi i këtij arkivi, Nuri Dragoj shpjegon për Albaninan Screen se kompjuterizimi i të dhënave të fondit është proces tejet i domosdoshëm.
“Është një proces shumë i rëndësishëm sepse lehtëson shumë punën e studiuesve të cilët nuk do të kenë më nevojë të kapin skedarë me dorë, por nëpërmjet kompjuterit do të mund të kërkojnë librin apo dokumentin që mundet të shfrytëzojnë. Një objektiv disi më i largët është që të bëjë pjesë edhe në rrjetin e bibliotekave të njohura, të qendrave albanologjike europiane”-thotë Dragoj.
Dragoj e cilëson gjithashtu të nevojshëm edhe procesin e fotokopjimit dhe restaurimit të veprave albanologjikëve.
“Librat që janë kopje e vetme të krijohet mundësia të fotokopjohen dhe fotokopja të qarkullojë nëpër duart e studiuesve dhe origjinalja të ruhet. Veç kësaj duhet edhe një punë më e kujdesshme për restaurimin e librave”-thekson ai.
Tre arkivat, ai i historio-grafisë, folklorit dhe studimeve albvanologjike përfshijnë 130 mijë vepra. Një pjesë e konsiderueshme datojnë përpara vitit 900. Emra si Barleti, apo Budi janë pjesë e aktij arkivi në të cilin ndodhen edhe një numër i madh veprash të shkruara nga albanologë të huaj.