E Shtunë, 31 Tetor 2026

Libi lufte ne Ramazan

As muaji I shenjtë I Ramazanit nuk do  të ndalë luftën në Libi. Rebelët kanë bërë të ditur se  do të vazhdojnë betejën e tyre, ndërsa Sekretari britanik I mbrojtjes William Hague  ka paralajmëruar  forcat e koalicionit se ekziston rreziku që  të mbeten të angazhuar në një konflikt ushtarak, të cilit nuk i dihet fundi.

Para një vargu mbështetësish në televizionin shtetëror libian, djali i kolonel Muamer Gedafit, Saif Al Islam, deklaroi se  sakrificat e bijve dhe bijave tw Libisw nuk kanë qenë të kota . "Nuk ka rëndësi  nëse NATO do të tërhiqet apo jo, luftimet do të vazhdojnë  derisa gjithë Libia të jetë e  lirë", shtoi Saif al Islam i rrethuar nga dhjetëra mbështetës, që sipas televizionit shtetëror  ishin  familje që kishin humbur të afërm e banesa në konflikt.

Mes rebelëve në Bengazi, angazhimi mbetet I njëjtë; marshimi drejt Tripolit. Por vrasja e një ndër liderëve më të besuar të lëvizjes anti regjim,  nga   ekstremistët islamikë, paraqet  një skenar të frikshëm; mundësinë që  Libia të kthehet në një tjetër Irak,  ku lufta sektare shkakton orë pas ore viktima.

Delina Bitraku

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›