67 objekte pa leje u ndertuan pas zgjedhjeve ne Tirane

Nisin aksionet në Tiranë për ndërtesat pa leje nga bashkia e Tiranës. Nga monitorimet janë evidentuar rreth 67 objekte pa leje, të cilat janë pezulluar. Bashkia e Tiranës ka deklaruar se nuk do të tolerojë asnjë ndërtim pa leje ,pasi askush nuk mund të shkelë ligjin.
“Në total, numri i ndërtimeve pa leje të konstatuara, është 67. Ndërkohë, aksioni i Policisë Bashkiake vazhdon. Në të gjitha rastet e konstatuara, Policia Bashkiake, në zbatim të ligjit ka ndërmarrë hapat e nevojshëm. Të gjitha rastet e ndërtimit të paligjshëm janë pezulluar. Policia Bashkiake ka konstatuar nga afër, gjendjen dhe ka dorëzuar tek qytetarët akt- kontrollet”-tha Anila Bisha, zëdhënëse e bashkisë, Tiranë.
Ndërkohë, bashkia për të gjitha denoncimet që mund të kenë qytetarët në lidhje me ndërtesat pa leje ka vënë në dispozicionin një numër telefoni, 2419465. Sipas autoriteteve të bashkisë , aksionet për pezullimin e objekteve pa leje do të vazhdojnë edhe në ditët në vijim.
Edlira Sulejmani