E Diel, 1 Nëntor 2026

Dixhitalizohet fondi prej 100 mije fotografish i Arkivit te Pergjithshem te Shtetit

Një fotografi flet më shumë se 1000 fjalë, pasi pasqyron fragmente jete, dhe ngjarje të periudhave të ndryshme.

Një fond i pasur Dixhitalizohet bëhet fjalë për fototekën e arkivit të shtetit. Mbi 100 mijë fotografi që i përkasin aspekteve të ndryshme politike, sociale, kulturore informatizohen. Drejtoresha Nevila Nika na bën me dije se ky arkiv i pasur është informatizuar për të thjeshtuar punën e studiuesve. Fotot janë shkrepur që nga viti 1878 deri më 1944.

Dixhitalizimi i tyre është kryer në bazë të një skeme klasifikimi, ku dosjet janë ndarë në jetë politike, ekonomike, shoqërore dhe kleri, përfaqësuar me tri fetë kryesore. Sipas Nikës

Fototeka përfshin fotografi origjinale, të tjera të riprodhuara, negativë në xham shkrepur nga fotograf të shuar shqiptar dhe të huaj.

Një aspekt tjetër që kërkon punë studimore është edhe identifikimi I fotove, ku më pas mendohet që të botohen të ndarë në albume

Dixhitalizimi është një kërkesë që po shtrohet gjithnjë e më fort për fondet e trashëguara, si pasojë e një kërkese në rritje për shfrytëzimin e tyre. Pasi fotografit pasqyrojnë qytetet Shqiptare aso kohe, shkollat jeten politike, pa lënë mënjanë edhe shoqëritë kulturore të kohës.

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›