E Shtunë, 31 Tetor 2026

Rritet interesi per librat ne stinen e veres

Librarive të kryeqytetit duket se ju ka buzëqeshur fati këtë verë. Pasi ky sezon rezulton i suksesshëm përsa i përket shitjeve te librave ktahaasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë sipas bilancit të librarëve. Ky është parametri i vetëm për të matur interesin drejt librave, pasi sondazhet e specializuara mungojnë tërsisht në Shqipëri. 
 

Ky interes drejt librin në stinën e nxehte përkthehet edhe në rritjene lexuesve sipas grupmoshave të ndryshme. ajo cka konsumohet më shumë ne verë është letërsia e lehtë, por nuk mungojnë edhe lexuesit e specializuar. Në krye të preferencave renditen autorët e huaj, interes për letërsinë shqipe paraqitet nga emigrantët kryesisht.

Të huajt duken të kursyer drejt librave, i shfletojnë, por syri ju mbetet te kartolinat që pasqyrojnë bukurit e vendit tonë. Ndërsa një vend të vecantë në preferencat e dashamirësve të librit zënë edhe guidat turistike në shqip dhe gjuhe të huaj.

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›