Dizhitalizmi i tokave bujqesore ne vend

Dixhitalizimi i tokave bujqësore do të kthejë këtë sektor në një aktivitet të formalizuar. Ministria e Bujqësisë ka nisur tashmë këtë projekt, i cili pritet të përfundojë brenda tre vjetësh. Sipas zëvendësminsitrit të Bujqësisë, Ndoc Fasllia, gjatë këtyre viteve tokat bujqësore kanë ardhur duke u shtuar dhe për këtë arsye nevojitet regjistrimi i tyre. Ai e cilësoi këtë projekt si një standard i nevojshëm për t’u përfshirë në Bashkimin Europian.
Një tjetër projekt, më i ri në kohë është edhe privatizimi i pyjeve. Kjo është një ide e hedhur së fundmi nga kryeminsitri Berisha dhe konsiston në administrimin e sipërfaqeve pyjore nga firmat private. Në total llogariten rreth 1milionë hektarë sipërfaqeve pyjore.
Fondet për bujqësinë në buxhetin e viti 2012 llogariten rreth 7 miliardë lekë, që përfaqësojnë një shifër më të lartë se një vit më parë. Këto fonde do të fokusohen kryesisht në mbjelljen e sipërfaqeve të reja me ullishte dhe dru frutorë.