Dollari fiton të tjera pikë ndaj lekut

Sipas të dhënave të agjencive të këmbimit valutor, një dollar u këmbye me 108. 20 lekë dhe 1 euro me 137.6 lekë, kundrejt fillimit të javës ku respektivisht shënoheshin vlerat USD, 105 lekë dhe euro 137.7 lekë.
Forcimi i pozitës së monedhës amerikane në tregun valutor, argumentohet nga ekspertët si rrjedhojë e krizës ekonomike që ka përfshirë eurozonën, situatë kjo që po vlerëson dollarin në raport me euro, e cila është akoma e lëkundur.
Sipas specialistëve, efektet kryesorë të zhvlerësimit të euros kanë ardhur si rezultat i vendimit të agjencisë së vlerësimit "Standart and Poors" për të ulur kreditimin e nëntë vendeve europiane. Agjencia e vlerësimit reduktoi nivelin e kreditit për vendet e eurozonës, duke përfshirë Francën e Italinë, bursat europiane u tronditën dhe euro arriti në nivelin e saj më të ulët në 16 muajt e fundit kundrejt dollarit amerikan. /Start/
2012-01-18 17:12