E Shtunë, 31 Tetor 2026

Reforma urgjente dhe ambicioze ne eurozone

Eurozona do të ketë sinjale modeste në stabilizimin e aktivitetit gjatë vitit 2012 dhe ekonomia e saj do të shënojë rritje, pavarësisht se shumë të ngadaltë. Afirmimi vjen nga BQE, në raportin e saj mujor, gjithsesi duke njoftuar për shtimin e rreziqeve. Risqe të tilla lidhen kryesisht me intensifikimin e mëtejshëm të tensionit në tregjet e borxhit të eurozonës, si dhe përhapjen e tyre në ekonominë reale të vendeve anëtare. Ndër të tjera njofton Eurotouer, rreziqet lidhen edhe me ekonominë botërore, nxitjet proteksioniste dhe një korrigjim jo i rregullt i cekuilibrave ndërkombëtarë.Vendet e eurozonës duhet të korrigjojnë bilancet në periudha afat shkurtra, raporton banka.
Ndër të tjera instituti qëndror financiar europian, deklaron se është e nevojshme një aktivizim sa më i shpejt i reformave kyce për rritjen e konkurrueshmërisë dhe hapja dhe konkurrenca e tregjeve të mallrave dhe shërbimeve.
Është thelbësore njofton instituti i Frankfurtit që planet e rikapitalizimit të bankave europiane të vihen në veprim pa prodhuar ecuri jo të favorshme për financimin e aktivitetit ekonomik në eurozonë. BQE premton se do të ndjek me vëmendje të gjithë ecurinë kredituese në muajt e ardhshëm. Pakti i stabilitetit europian, i aprovuar në muajin dhjetor është një kontribut i rëndësishëm për sigurimin e mbështetjes së llogarive publike. Gjithsesi banka kërkon nga shtetet anëtare që janë duke negociuar në kuadër të takimit të këshillit të BE në fund të muajit, se formulimi i rregullave duhet të jetë efikas dhe pa keqkuptime.
Reformat në tregun e punës vijon banka në raportin e saj mujor, duhet të përqëndrohet mbi një fleksibilitet më të madh të pagave. Ndërkohë që nga dita e mërkurë, bankat europiane kanë ulur fluksin e depozitave pranë bankës qëndrore të Europës, një shenjë positive kjo për një qetësim të institutive kredituese.

Më shumë nga Ekonomia

Të gjitha ›