E Shtunë, 31 Tetor 2026

“Djajtë e kuq” dominojnë mbi Interin



Në një stadium tërësisht të shitur dhe me një të ardhur rekord prej 3 milionë e 500 mijë eurosh, Interi nuk ia doli as të fitojë dhe as të dhurojë spektakël ndaj kampionëve në fuqi të Europës, Mançester Junatid. Ndeshja ishte thuajse e tëra nën dominimin anglez, me raste të panumërta për gol për djemtë e Aleks Fergusonit, ndërkohë që mbrojtja zikaltër pati superpunë për të mos pësuar gola të sigurt. Ylli portugez Kristiano Ronaldo u shfaq agresiv qysh në minutën e tretë, kur goditi direkt e në portë me një gjuajtje qendrore, por portieri i Interit, Hylio Sezar, reagoi mirë.
Në të 6’ ishte sërish anësori sulmues i Mançesterit që goditi fuqishëm me kokë, por magjia e Sezarit i shpëtoi sërish zikaltrit.
Dialogu i Ronaldos me vijën mbrojtëse të Interit ishte i vazhdueshëm pjesën e parë: në të 8’ goditja e dënimit, e realizuar nga portugezi, kaloi paksa në të majtë të shtyllës së portës së Interit. Në minutën e 11-të një finte e bukur e Ronaldos, që penetroi në zonë dhe goditi me zgjuarsi, edhe pse Santon ndërhyri.
Mançester Junaitid u shfaq i sigurt gjatë gjithë pjesës së parë. Në minutën e 26-të, Gigs shfrytëzoi topin e gabuar të interistit Rivas, kontrolloi topin në zonë, por edhe pse ishte krejt i vetëm, shpërdoroi një rast të mirë, pasi topi u devijua në goditje këndi nga Interi. Mançesteri dominoi mbi Interin, teksa puna e parë e bukur e Ibrahimoviçit u pa vetëm në minutën e 39-të. Suedezi penetroi në zonë nga a majta dhe goditi me topin e parë, por gjuajtja u bllokua nga Van der Sari. Portieri i Interit, Hulio Sezar, pati meritën e padiskutueshme në fraksionin e parë, duke e ruajtur të paprekur portën.
Trajneri Murinjo largoi Rivasin për Kordobën dhe Interi ndryshoi ritmin e lojës, duke ushtruar presing e qenë më pranë zonës e portës angleze. Adriano u shfaq në minutën e 48-të me veprimin e parë të rrezikshëm, por e majta e Kambiasos ishte e pasaktë. Në të 51’, Stankoviç provoi nga 25 metra, por sfera ishte jashtë kuadratit të mbrojtur nga Va nder Sar. Murinjo e sheh që vija e parë është më e dobëta dhe në minutën e 31-të zëvendësoi Muntarin me Kruzin dhe Adrianon me Balotelin. Goditja e fundit i përket Kristiano Ronaldos, i cili në minutën e 4-t shtesë të pjesës së dytë mund të vendoste fatin e ndeshje nga goditja e lirë, por Huliu Sezar tregoi se ishte ai lojtari më i mirë i Interit, duke e mbajtur të bardhë portën. Sfida e kthimit në “Old Traford” është e hapur, por shanset peshojnë më shumë nga Mançesteri.

Arsenal-Roma 1-0
Arsenali fitoi minimalisht me Romën në “Emirates”, por që nuk jep siguri për kualifikim në çerekfinale, duke parë që ndeshja tjetër do të zhvillohet dy javë në pas në “Olimpiko” të Romës.
Për “Topçinjtë” e drejtuar nga Arsen Venger shënoi në minutën e 37-të nga pika e bardhë, me anë të sulmuesit holandez, Robin van Persi, i cili fitoi edhe penalltinë pas faullit të Meksesit të Romës.

Lion-Barcelona 1-1

Kampioni i Francës, Olimpiku i Lionit, realizoi një gol shumë të shpejtë me anë të brazilianit Zhunjinjo, që i çoi në avantazh vendasit në “Gerland” pa kaluar ende shtatë minuta lojë. Barcelona vuajti jo pak, teksa mundi të barazojë në minutën e 67-të me anë të sulmuesit francez Tieri Henri, në një ditë të shkëlqyer. Gjithçka e hapur për sfidën e kthimit në “Kamp Nou”, por me avantazhin e lehtë të spanjollëve falë golit në transfertë.

Atletiko M-Porto 2-2

Porto mori një barazim me shumë vlera në Madrid, kur ia doli të marrë një barazim, por me dy gola të shënuar në transfertë. Me një gol të shpejtë në minutën e tretë me anë të kapitenit Maksi Rodriguez dhe një tjetër në minutën e dytë shtesë të pjesës së parë nga Diego Forlan, për shkak të gafës së portierit Helton, Atletiko e Madridit e mbylli në avantazh pjesën e parë kundër Portos (2-1). Për portugezët në fraksionin e parë shënoi Lendesma në minutën e 22-të Lopez, i cili shënoi një tjetër gol të zgjuar 50 minuta më pas, duke vulosur edhe shifrat e barabarta 2-2.

25 Shkurt 2009

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›