E Diel, 1 Nëntor 2026

Durrës-Kukës, Nikaj:Komunikimi i akuzës i pavlershëm

Ministri i Jashtëm Lulzim Basha, ka mbërritur në orën 10:00 në Gjykatën e Lartë, ku po zhvillohet gjyqi në ngarkim të hetimeve për rrugën Durrës-Kukës. Ministri Basha i shoqëruar nga avokati Zef Nikaj, i cili e ka përfaqësuar atë në gjitha çështjet gjyqësore,ka parashturar tre kërkesa para gjyqëtarëve. Sipas avokatit të tij Zef Nikaj është i pavlershëm komunikimi i akuzës sepse ka kaluar afati i hetimeve. Gjithashtu avokati Nikaj u shpreh se Ministri Basha nuk është në cilësinë e të pandehurit dhe se Gjykata e Lartë nuk ka kopetenca për të shqyrtuar çështjen. Në gjykate është edhe i akuzuari tjetër për abuzimet në segmentin Rrëshen-Kalimash, ish-drejtori juridik Andi Toma. Pritet vendimi nga kolegji i Gjykatës së Lartë i kryesuar nga Spiro Spiro, të paraqitur nga Prokuroria e Përgjithshme për shpërdorimet me fondet në ndërtimin e rrugës Durrës-Kukës, si dhe në pabarazi në tendera.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›