Banka Botërore tërhiqet, matrapikun mbi Jalë e vuri dhëndri i Berishës
Përfaqësuesja e Bankës, Kamila Naumah, sqaron skandalin. Pranohet gabimi me miratimin e Jamarbër Malltezit si koordinator
Matrapikët që prishën banesat në Jalë kanë qenë të urdhëruar nga qeveria shqiptare, dhe konkretisht nga njësia që drejtohej nga dhëndri i kryeministrit, dhe jo nga Banka Botërore. Ky fakt është pohuar nga përfaqësuesja e Bankës në Tiranë, Kamila Naumah (Camille Naumah), e cila ka bërë të qartë edhe një herë gjashtë gabimet që janë kryer në zbatimin e projektit, ku njëri prej tyre ishte edhe pranimi si koordinator të projektit të dhëndrit të kryeministrit Berisha. Ajo ka deklaruar se “prishja e objekteve në Jalë nuk ka qenë e autorizuar nga Banka Botërore”, duke mos pranuar asnjë pyetje të drejtpërdrejtë në konferencën e shtypit të organizuar dje pasdite në zyrën e saj në Tiranë. Kamila Naumah i është përgjigjur interesit të vazhdueshëm të medias, duke u bazuar te raporti dhe rekomandimi i grupit të menaxherëve, në përgjigje të raportit të investigimit të Panelit të Inspektimit të Bankës Botërore. Për herë të parë grupi i menaxherëve, përmes zonjës Naumah, ka sqaruar detajin se kur Banka Botërore ka kërkuar për të bërë një moratorium me qeverinë për prishjen e ndërtimeve pa leje, në shkurt-mars 2005, një gjë e tillë është kundërshtuar nga qeveria e asaj kohe, gjë që ka krijuar boshllëk në “marrëveshjen” mes palëve, e cila përfundoi me të ashtuquajturin skandal disa vite më vonë.
Prishja e ndërtimeve
Drejtuesja e Bankës Botërore në Tiranë ka bërë të ditur edhe një herë faktin se ndërtimet në zonën e Jalës nuk janë prishur me urdhrin e këtij institucioni. “Më 26 mars 2007, Njësia e Koordinimit të Projektit u ka dërguar një letër me kokën e letërkëmbimit të projektit zyrtarëve qeveritarë të nivelit të lartë, përfshirë edhe drejtorin e Përgjithshëm të ish-Policisë së Ndërtimit”, - thuhet në njoftimin informues dhe udhëzues që dha për mediat lokale zonja Naumah. Më tej ajo ka sqaruar: “Policia e Ndërtimit iu përgjigj Njësisë së Koordinimit të Projektit shumë pak kohë përpara fillimit të prishjes së ndërtimeve. Këtë letërkëmbim Banka e mori për herë të parë gjatë kohës kur po kryhej prishja e objekteve”. Naumah ritheksoi gabimet që janë bërë edhe nga vetë Banka që në fillim të projektit dhe në raportet apo statusin e njësisë që drejtohej nga zoti Jamarbër Malltezi. Duke cituar raportin e grupit të menaxherëve, drejtuesja e Bankës deklaroi: “Qysh prej fillimit të vënies në zbatim të projektit, grupi i menaxherëve duhej të kishte sqaruar rolin e Njësisë së Koordinimit të Projektit ndaj programit në zbatim e sipër të qeverisë për prishjen e objekteve, duke ditur rreziqet që u kanoseshin objektivave të projektit për shkak të programit të prishjes së objekteve”.
Një tjetër detaj ku Banka pranon gabimin e saj është edhe se ekipi i projektit duhet të kishte sqaruar Njësinë shqiptare të Koordinimit të Projektit se fotografitë (ajrore të zonës së projektit) nuk duhet të përdoreshin si mjet për të vënë në shënjestër për prishjen e objekteve ekzistuese. Në gabimet e renditura nga vetë Banka janë edhe mosveprimi i grupit të menaxherëve për të komunikuar në kohë me banorët e dëmtuar, si dhe për të diskutuar me qeverinë për mjetet e zbutjes së efekteve negative. “Zbatimi i projekteve të financuara nga Banka është përgjegjësi e agjencive marrëse” (pra e qeverisë shqiptare, - shën. gaz.), - thuhet në njoftimin informues të Bankës për mediat, duke sqaruar se “Njësia e Koordinimit të Projektit të Integruar dhe Pastrimit të Zonës Bregdetare (e drejtuar nga zoti Jamarbër Malltezi) punësohet nga Ministria e Punëve Publike, Transportit dhe Telekomunikacioneve”.
Gjashtë gabimet e Bankës
Për herë të parë Banka Botërore ka pohuar gabimin që është bërë në miratimin e zotit Jamarbër Malltezi në pozicionin e koordinatorit të projektit. Sipas saj, “dhënia e moskundërshtimit (no objection) nga ana e grupit të menaxherëve ishte një gjykim i dobët po të konsiderohet se një emërim i tillë do të krijonte të paktën perceptimin e konfliktit të interesit dhe, rrjedhimisht, një rrezik për reputacionin e Bankës Botërore”. Ndër gabimet e tjera janë; mostrajtimi siç duhet dhe mosdokumentimi i Politikës Operative të Bankës “Për shpërngulje të detyruar”; keqinformimi mbi ekzistencën e një marrëveshjeje me qeverinë për një moratorium mbi prishjen me detyrim të ndërtimeve në zonën e projektit. Mes gabimeve të pranuara nga vetë Banka janë edhe reagimi në kohë i BB-së pas prishjes së objekteve dhe informimi jo i plotë nga grupi i menaxherëve, në përgjigjen e parë të përgatitur në shtator të vitit 2007.
Reagimi i zonjës Naumah për mediat vjen menjëherë pas mbledhjes së Bordit të Drejtorëve të Bankës Botërore në Uashington, ku u pranuan zyrtarisht gabimet e rënda që u bënë dhe u urdhërua që të kompensoheshin të dëmtuarit në Jalë. Ndërkaq, zoti Malltezi ka vijuar gjithë këto kohë akuzat për segmente të caktuara të Bankës Botërore, që janë të korruptuara, si dhe ka hequr përgjegjësinë nga vetja për problemet që dolën gjatë realizimit të projektit të bregdetit të Jugut.
Si do të ofrohet dëmshpërblimi për banorët e Jalës
Banka Botërore do të ofrojë asistencë për të ndjekur në rrugë gjyqësore të gjitha pretendimet e banorëve të dëmtuar në Jalë dhe më pas do të bëjë dëmshpërblimin. Kështu është shprehur përfaqësuesja e Bankës në Tiranë, Naumah, e cila theksoi se është në pritje të “sigurimit nga ana e qeverisë se do të bëhen të gjitha përpjekjet e mundshme për ta përfunduar këtë proces shqyrtimi sa më shpejt që të jetë e mundur, duke pranuar dhe duke u angazhuar për të respektuar plotësisht pavarësinë e Gjyqësorit”.
“Banka do të financojë kosto të përzgjedhura për kryerjen e një rishikimi rast pas rasti nga Gjyqësori shqiptar të kërkesave të kërkuesve që janë dëmtuar si rrjedhojë e shkatërrimeve të prillit 2007 dhe që duhen kompensuar si pasojë e këtyre prishjeve”, - tha Naumah. Këto shpenzime do të përfshijnë shërbimet ligjore të kërkuara nga kërkuesit, duke përfshirë, në rast nevoje, shpenzime për apele të mirëbazuara pas shqyrtimit. Ato do të përfshijnë gjithashtu pagimin e një vëzhguesi të pavarur, që do të pranohet nga Banka, i cili do t'i raportojë Bankës në lidhje me transparencën, besueshmërinë, pavarësinë dhe kryerjen në kohë të procesit të shqyrtimit.
“Banka gjithashtu do të konfirmojë se qeveria do të vërë në dispozicion të gjithë dokumentacionin e nevojshëm për shqyrtim, dhe se qeveria nuk do të kundërshtojë një propozim të arsyeshëm për t'i bashkuar pretendimet e kërkuesve. Për më tepër, Banka do të sigurojë që qeveria të respektojë dhe përmbushë menjëherë të gjitha vendimet e gjykatës që do të rezultojnë nga ky shqyrtim, duke përfshirë çdo vendim për të kompensuar paditësit”, -theksoi përfaqësuesja e Bankës në vendin tonë.
“Grupi i menaxherëve do të mbikëqyrë përfundimin e Vlerësimit Social dhe Prekshmërisë, sipas Termave të Referencës (TORs), për të cilat është rënë dakord me Bankën, sikurse dhe zbatimin retroaktiv të paketës së ndihmës, që do të rezultojë, për të varfrit dhe, ose për të prekshmit, në rastin e familjeve të dëmtuara nga prishjet e prillit 2007”, - thotë Naumah. Grupi i menaxherëve do të raportojë para Bordit brenda tre muajve për shqyrtimin rast pas rasti nga Gjyqësori si edhe për Vlerësimin Social dhe të Prekshmërisë.
E dërguara e BB-së në Tiranë ka pohuar se ka nisur komunikimin me banorët e Jalës që në mars të vitit 2008. Komunikimi më i fundit ka qenë në shkurt 2009, kur drejtuesja e Bankës në Shqipëri i informoi familjet në Jalë për përgjigjen e grupit të menaxherëve, plan-veprimin e rishikuar dhe mbledhjen e Bordit.
Dëmshpërblimi i banorëve të dëmtuar nga zbatimi i projektit është një detyrim i përcaktuar në politikën e Bankës Botërore “Për shpërnguljen e detyruar”, dhe për shmangien e dëmeve të banorëve të Jalës, duhej të ishte vepruar në kohën e përgatitjes së projektit. Rasti konkret ka vënë në rrezik imazhin e Bankës Botërore, si një institucion i rëndësishëm financiar ndërkombëtar që ka për synim luftimin e varfërisë dhe mirëqenien sociale të personave.
Banka, në pritje të qeverisë për vazhdimin e projektit 38.6 milionë USD
Banka Botërore është në pritje të përgjigjes nga qeveria shqiptare për vazhdimin e lëvrimit të kredisë në shumën 39 milionë euro për realizimin e projektit. “Projekti u pezullua nga grupi i menaxherëve të Bankës Botërore më 9 janar 2009 dhe vazhdon të jetë i pezulluar derisa të merret një vendim tjetër, nëse projekti do të ristrukturohet duke mos përfshirë veprimtaritë e planifikimit të tokës, apo do të anulohet plotësisht”, - thotë Kamila Naumah në përgjigjen që dha për mediat dy ditë më parë. Burime zyrtare pohojnë se Banka ka vënë kushtin që të mos përfshihet veprimtaria e planifikimit të tokës në modifikimet që do t’i bëhen projektit. Aktualisht, IDA, institucioni financiar ndërkombëtar që ka dhënë më shumë fonde për projektin, e ka bllokuar fondin e saj prej 17.5 milionë dollarësh derisa të arrihet një marrëveshje mes qeverisë dhe Bankës Botërore. Kostoja totale e projektit llogaritet rreth 38.6 milionë dollarë dhe ka për bashkëfinancues: disa vende, organizata dhe institucione financiare.
Ndërkaq, pas gabimeve që u vunë re në këtë projekt, nisi një verifikim për projektet e tjera në të gjithë rajonin, dhe thuhet zyrtarisht se nuk ka shkelje kaq të rënda si në Jalë në asnjërin prej tyre.
DONATORËT E PROJEKTIT
17.5 milionë dollarë - Banka Botërore – Kredia e SHNZH
3.11 milionë dollarë – Holanda
2.23 milionë dollarë – Japonia
5.20 milionë dollarë - Komisioni Europian
2.60 milionë dollarë – Austria
0.95 milionë dollarë – Lehtësia Globale Mjedisore (GEF)
5.71 milionë dollarë – Qeveria e Shqipërisë
1.26 milionë dollarë – komunitetet lokale përfituese
Portofoli 300 milionë euro i Bankës Botërore
Banka Botërore ndodhet në një moment kritik në raportet me Shqipërinë, pasi përfundon marrëveshjen 4-vjeçare, 2006-2009, dhe pritet të nisë negociatat me qeverinë shqiptare pas muajit korrik të këtij viti për finalizimin e marrëveshjes së re, deri në vitin 2013. “Banka Botërore ka një portofol prej rreth 300 milionë USD që po zbaton në Shqipëri dhe aktualisht është duke përgatitur financime të reja prej 25 milionë USD për mbështetjen e një sërë reformash strukturore si dhe investime për administratën e sistemit të pensioneve”, - thotë për mediat përfaqësuesja e Bankës në Tiranë, Kamila Naumah. Sipas saj, “Banka po përgatitet gjithashtu të mbështesë zbutjen e fatkeqësive natyrore dhe privatizimin e kompanisë së shpërndarjes së energjisë elektrike përmes instrumenteve financiare të kontigjencës”. “Banka po përgatitet që në mes të vitit 2009 të fillojë përgatitjet për një strategji të re partneriteti për Shqipërinë”, - thotë Naumah, e cila shton se do të ketë diskutime mes ekspertëve të Bankës dhe qeverisë shqiptare për të lehtësuar procedurat dhe për të shtuar efikasitetin e ndihmës në luftën kundër varfërisë, përmirësimin e kushteve social-ekonomike dhe realizimin e reformave të ndryshme. Përgatitja dhe nënshkrimi i kontratës së re mes Tiranës zyrtare dhe Bankës Botërore vjen në një moment kritik mes dy palëve; qoftë pas pranimit të gabimeve të bëra nga Banka me realizimin e projektit, qoftë edhe pas akuzave të bëra nga kryeministri Berisha për abuzime të ekspertëve të këtij institucioni, dhe veçanërisht të Panelit të Inspektimit.
26 Shkurt 2009