Djali i Azemit: Do të prehet tek Varrezat e Dëshmorëve
TIRANE- Në 15-vjetorin e vrasjes së "Heroit të Demokracisë " Azem Hajdari, më datën 12 shtator eshtrat e tij do prehen nga Sharra tek Varrezat e Dëshmorëve. Me iniciativën e Bashkisë së Tiranës, një komision i posaçëm do të merret me zhvendosjen e tij nga varrezat e Sharrës drejt varrezave të Dëshmorëve të Kombit.
Familja e Azemit e ka mirëpritur këtë vendim duke i bërë të gjitha nderimet që i takojnë një dëshmori të atdheut. Kiri Hajdari, djali i madh i Azemit thotë për "Gazeta Shqiptare" se familja e tij e vlerëson maksimalisht vendosjen e eshtrave të Azemit tek Dëshmorët e Kombit. Kiri e sheh këtë si një përkujdesje të shtetit ndaj një njeriu si Azem Hajdari, që u vu në krye të lëvizjes studentore dhe solli pluralizmin politik në Shqipëri. Djali i Azemit falënderon kreun e Bashkisë , Lulzim Basha për iniciativën e marrë dhe beson se gjithçka po bëhet e mundur për vlerësimin e figurës së të atit. Lidhur me shndërrimin e monumentit të Azemit pranë selisë së PD-së ku u vra natën e 12 shtatorit të 1998, nga lapidar në një mauzoleum, Kiri shprehet: "Për figura si im atë nuk ka kërkesa familjare, ato janë shoqërore ose politike".
Kiri si e ka pritur familja e Azem Hajdarit vendimin për vendosjen e eshtrave të babait tuaj në Varrezat e Dëshmorëve?
Ne e vlerësojmë familjarisht, e shohim si kujdes të shtetit si dhe të shoqërisë.
Kush po merret me organizimin e këtij aktiviteti?
Bashkia e Tiranes po përgatit dhe po organizon gjithçka për të nderuar tim atë, veçanërisht Z.Basha vëmendja e të cilit ka qenë tejet e çmuar, për familjen tonë kjo bashki është treguar shumë sensitive ndaj ndjenjave demokratike, ndaj gjithçkaje që përfaqësonte babai im. Dhe mesazhit të jetës se babait tim, me rolin e tij të jashtëzakonshëm në vendosjen e pluralizmit në Shqipëri. Do të doja të shtoja se Z.Basha është një vazhdim i natyrshëm i këtij mesazhi. Është në vendin e duhur, në vendin që ka nevojë Shqipëria, ashtu si babai im në atë kohë.
A mendoni se ky është një veprim i vonuar i autoriteteve?
Nuk ka vonesë, nuk më duket se ekziston koncepti i kohës fizike për të tilla ngjarje. Jam i bindur se ky veprim është shprehje e përparimit kombëtar për vlerësimin e rolit të figurave si im atë. Dhe koha është tërësisht e parëndësishme.
Kush e ka penguar deri tani……?
Askush nuk e ka penguar. Për këto çështje nuk ka afate kohore, siç thashë më lart.
A do të kërkoni që monumenti ku është vrarë Azemi të mos jetë më lapidar po mauzoleum?
Për figura si im atë nuk ka kërkesa familjare, ato janë shoqërore ose politike.
Ju vjen keq që nuk do të bëhet Parlamenti i ri tek Piramida ku do të vendosej dhe busti i babait tuaj?
Nuk di të jetë mbyllur kjo çështje.
(m.a/Gazeta Shqiptare/BalkanWeb)