Gjermani, Assange ngre padi ndaj SHBA-së për spiunazh në territor të huaj
BERLIN - Themeluesi i WikiLeaks, Julian Assange, ngriti padi në Gjermani ndaj një ushtari amerikan që e përgjoi gjatë një konference të tij në Berlin në vitin 2009, bënë sot të ditur burime gjyqësore.
"Padia u depozitua dje pasdite", deklaroi Prokuroria Federale në Karlsruhe, me anë të një komunikate duke konfirmuar informacionet e publikuara nga televizioni publik NDR dhe e përditshmja gjermane "Süddeutsche Zeitung".
Assange thekson se një ish-marins amerikan, që në atë kohë jetonte në Stuttgart, i njohur nën emrin Matthew H. sipas informacioneve të publikuara nga shtypi, rrëfeu spiunazhin e kryer ndaj tij gjatë gjyqit ushtarak kundër Bradley Manning, që u dënua në gusht me 35 vjet burg për dhënien e mijëra dokumenteve konfidenciale themeluesit të WikiLeaks.
Personi në fjalë duket se ka përgjuar Assange gjatë një mbledhjeje ndërkombëtare të hakerave, të quajtur "Chaos Computer Club 2009", me pjesëmarrjen edhe të bashkëthemeluesit gjerman të WikiLeaks, Daniel Domscheid-Berg dhe atij francez, Jeremie Zimmermann, i cili militon për mbrojtjen e të drejtave dhe lirive të qytetarëve në internet.
"Në padinë e tij, Assange konfirmon se bëhet fjalë për spiunazh të huaj në territorin gjerman, akt krejtësisht i paligjshëm", citon media.(a.k/ata/BalkanWeb)