E Shtunë, 31 Tetor 2026

Djali i Bebetos i bashkohet Juventusit

Djali i ish-yllit brazilian, Bebeto, do t’i bashkohet së shpejti kampionit të Italisë, Juventusit.

Mattheus Oliveira, i cili është i biri i fituesit të Botërorit të vitit 1994 me Brazilin, do të lë Flamengon për t’iu bashkuar Zonjës së Vjetër për një shumë prej 1.5 milionë eurosh.

“Është në rregull. Detajet e fundit janë finalizuar. Mattheus do të udhëtojë shumë shpejt në Itali për testet mjekësore”, ka theksuar Vantuil Goncalves, agjenti i lojtarit për Lancenet.

(a.k/tg/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›