E Diel, 1 Nëntor 2026

Gjykata e Strasburgut dënon Greqinë: T’i paguajë 2000 euro dëmshpërblim të miturit shqiptar

03-05-2013 / Gazeta 55

Gjykata Europiane e të drejtave të njeriut e ka dënuar Greqinë për shkelje të së drejtës së lirisë dhe sigurisë të një të mituri shqiptar që ishte deportuar pa zbatuar procedurat ligjore.
I mituri, emri i të cilit nuk publikohet, ishte arrestuar në prill të vitit të kaluar për hyrje dhe qendrim të paligjshme në Greqi, ngase nuk dispononte leje qëndrimi. Ai ishte mbajtur për tri ditë në qelitë e policisë dhe ishte deportuar, pa iu dhënë e drejta që të apelojë ndaj vendimit për mbajtjen e tij në arrest.
Gjykata e Strasburgut ka pranuar pretendimet e palës së të miturit dhe e ka detyruar shtetin grek që t’i paguajë të miturit shqiptar një shumë prej 2.000 eurosh, për dëmtim psikologjik të personit.
Gjykata gjithashtu ka shqyrtuar edhe rastine një shtetasi nga Gjerogjia, që ishte mbajtur e keqtrajtuar nga autoritetet policore greke, para deportimit të tij.
Gjerogjiani kishte apeluar vazhdimisht në gjykatat greke, por ato gjithashtu vazhdimisht i kishin refuzuar apelimet e tj, ka konkluduar gjykata e Strasburgut, që tashmë e detyron Greqinë t’i paguajë gjerogjianit një dëshmpërblim prej 8.000 eurosh.
Rastet e mbajtjes pa u respektuar procedurat legjitime të emigrantëve, përbëjnë një fenomen rutinor në Greqi, mirëpo ato arrijnë rrallë në sallat e gjyqeve, dhe aq më rrallë e drejta kalon në anën e emigrantëve.

...

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›