KLD, portal për ankesat e qytetarëve
03-05-2013 / Gazeta 55
Në rend dite, shqyrtimi i ligjshmërisë për anëtarin e ri të KLD-së
Në website-n e Këshillit të Lartë të Drejtësisë do të ketë një portal për ankesat e qytetarëve. Deklarata është bërë nga Presidenti i Republikës Bujar Nishani në mbledhjen e KLD-së.
Në krye të rendit të ditës ishte shqyrtimi i ligjshmërisë për anëtarin e ri të KLD-së. Në 25 mars Kuvendi miratoi me 71 vota pro dhe një abstenim i Zyrës Juridike në Kuvend Lulzim Lelçaj, në vendin vacant të KLD-së të zgjedhur nga Kuvendi.
Lelçaj zëvendëson në këtë detyrë znj Lefterije Lleshi, e cila është zgjedhur kryetare e Komisionit Qëndror të Zgjedhjeve.
Në mbledhjen e KLD-së priten diskutime edhe për vëndet e tjera vakante dhe përfundimine mandatit për një gjyqtar që del në pension.