E Shtunë, 31 Tetor 2026

Djali i Hrushovit: Të fshehtat e vizitës së babait, Enveri donte pushtetin

Nikita Hrushov në Sarandë, në vitin 1959

Babai kërkonte që Blloku Lindor të operonte si një treg i përbashkët ekonomik

Prej 19 vitesh, ai jeton në Amerikë, ku jep leksione në universitetin Brown, si dhe në Kolegjin Ushtarak të Akademisë Navale në New Port. Në Amerikën imperialiste, armiken e kahershme të ish-Bashkimit Sovjetik. Sergei Hrushov, i biri i udhëheqësit sovjetik Nikita Hrushov, ka dhënë për herë të parë një intervistë për shqiptarët. Dy të diela rresht, në emisionin Exclusive në Top Chennel është transmetuar kjo intervistë që ai ka dhënë për Auron Taren. Hrushov flet për të atin, reformat e tij, por edhe për Shqipërinë, vizitën e të atit, marrëdhëniet me Enver Hoxhën dhe më pas prishjen e marrëdhënieve. Më poshtë, pjesa ku Krushov përqendrohet te marrëdhëniet shqiptaro-ruse.

A mund të na tregoni më shumë mbi fjalimin sekret të Kongresit XX në 25 Shkurt të 1956? Të gjithë e njohim tashmë këtë fjalim, që u mbajt sekret për një kohë. A mund të na thoni diçka më shumë mbi këtë histori, nëse mbani mend se çfarë ndodhi më pas?
Unë nuk dija asgjë mbi tmerret e Stalinit. Isha rritur si gjithë të tjerët me propagandën e tij dhe, kur dëgjova mbi fjalimin në Kongres, isha i shokuar si të gjithë.
Pra, ju nuk kishit dëgjuar asgjë në shtëpinë tuaj mbi krimet e tij?
Jo, ne kurrë nuk kishim dëgjuar ndonjë gjë të tillë. Duhet të dini se përgatitjet për këtë fjalim, ku krimet e Stalinit u ekspozuan për herë të parë, kanë qenë shumë të komplikuara. Babai im mendonte se ishte e pamundur që këto gjëra të mbaheshin të fshehta dhe të mos i tregoheshin popullit sovjetik. Nuk mund të vazhdohej duke i mbajtur njerëzit në errësirë, thoshte ai. Duhej tu tregohej e vërteta. Por duhet të them se ai kishte një kundërshtim të ashpër nga stalinistët, si: Molotovi, Kaganovichi apo Voroshilovi. Në fund ata ranë dakord që ta lejonin Hrushovin për ta mbajtur

Sergej Krushov me të atin

fjalimin, por me një kusht, që ky fjalim të ishte sekret. Hrushovi nuk donte që ky fjalim të mbahej sekret, por e  pranoi këtë pakt, duke thënë se ky fjalim do të ishte vetëm për Komitetin Qendror dhe Kongresin. Pastaj, pas Kongresit në një mbledhje tjetër, ai u tha atyre: Po si mund ta mbajmë ne këtë fjalim të fshehur nga anëtarët e partisë sonë? Kështu ai insistoi që ky fjalim tu lexohej 6 milionë anëtarëve të partisë dhe, kur kundërshtarët pranuan, ai vazhdoi duke thënë: A mundet që ta mbajmë këtë fjalim të fshehur nga rinia jone? Komsomoli? Rinia do të na zëvendësojë një ditë. Kështu që ky fjalim u lexua edhe për 18 milionë komsomolas. Në fund fare, ai tha: A e shikoni që kjo mënyrë e të vepruarit tonë është problematike? Duket sikur ne nuk e besojmë qytetarin tonë sovjetik. Kështu që ky fjalim iu lexua të gjithë atyre që dëshironin ta dëgjonin. Në atë kohë, ky dokument nëpërmjet Shërbimeve Sekretë u ra në dorë amerikanëve. CIA dhe Allen Dulles vendosën që ta publikonin këtë fjalim në New York Times. Interesant është fakti që në atë kohë dukej sikur Allen Dulles, shefi i CIA-s dhe Hrushovi kishin të njëjtin qëllim. Tia zbulonin krimet e Stalinit botës mbarë. Ky fjalim nuk ishte sekret, të gjithë e dinin, e kishin lexuar, por ekzistonte një problem i madh, pasi konservatoret nuk donin ta besonin që Stalini i parë si një perëndi, tani akuzohej si kriminel. Për shumë njerëz ishte mjaft e vështirë që ta besonin këtë gjë. Ata më shumë ishin të gatshëm të besonin se ky fjalim nuk ishte i vërtetë. Për këta njerëz ishte sikur të shkonin në kishë dhe aty tu thuhej se Zoti nuk ekziston, zoti yt, imi apo Allahu nuk ka rëndësi. Çfarë ndodhi me Hrushovin në këtë kohë? Nga njëra anë konservatorët e sulmonin për këtë fjalim, nga ana tjetër liberalët i thoshin se kjo nuk ishte e mjaftueshme dhe ai nuk duhej të ndalonte këtu. Duhet më shumë e më shumë thoshin ata. Më kujtohet se atë kohë e pyeta babain se përse nuk ndëshkoheshin këta njerëz që kishin kryer këto krime. Ai më thoshte se njerëzit e përfshirë në to ishin me mijëra dhe, nëse do të donim ti ndëshkonim, më shumë gjak do të derdhej, prandaj më mirë ishte që ti ekspozonim këto krime dhe të tregonim të vërtetën. Nuk di të them nëse historia do ta gjykojë nëse ai kishte të drejtë apo gabim, këtë çështje e kam shkruar edhe në librin tim. Ndoshta nga pikëpamja historike mund të mos thuhej asgjë, ashtu siç bënë kinezet me Mao ce Dunin. Mao ce Duni ishte një kriminel më i tmerrshëm se Stalini, por Kina ende e ka portretin e Maos në sheshin Tianmen. Portreti i tij është në monedhat e vendit. Por atje nuk e diskutojnë Maon si e diskutojnë në Rusi Stalinin. Rusët edhe sot e kësaj dite debatojnë mbi Stalinin. Stalini është i mirë, Hrushovi i keq. Ka ende grupe pro staliniste, të cilat kërkojnë rikthimin e Stalinit si figurë e madhe në Rusi, ata kërkojnë rikthimin e diktaturës. Ekspozimi i krimeve të Stalinit ka qenë një prej pikave më kontraversive në historinë e Bashkimit Sovjetik, siç mund ta dini. Ky debat krijoi edhe thyerjen më të madhe në botën komuniste në atë kohë, pasi kishte mjaft udhëheqës stalinistë që kërkonin të qëndronin në pushtet, pikërisht duke mbrojtur figurën e Stalinit
Kur ishit në Universitet, a dinit gjë mbi Shqipërinë, apo kishit të njohur shqiptarë në shkollë?
Në atë kohë nuk kam takuar asnjë shqiptar. Në Universitet nuk kishim ende studentë të huaj. Në Universitet kam hyrë më 1952-shin. Megjithatë, unë dija shumë për Shqipërinë. Si një djalosh i ri, kisha dëshirë të shikoja hartën se ku ishte përhapur influenca komuniste në botë dhe Shqipëria ishte pjesë e aleatëve tanë, kështu që kam lexuar mbi të pa dyshim.
A kishit dëgjuar në shtëpinë tuaj ndonjë detaj nga babai juaj, nëse ankohej apo fliste për problemet që i kishte hapur lideri shqiptar, Enver Hoxha, në atë kohë?
Në fakt, në fillim të marrëdhënieve me të, babai nuk ankohej për Hoxhën. Unë e mbaj mend mirë kur ata të dy u takuan në Krimé, kam edhe foto nga ai takim. Por papritmas nisën të gjitha këto probleme, duke filluar që nga Mao ce Duni. Kur Mao ce Duni mësoi mbi reformat e babait, ai e kuptoi se në partinë e tij mund të dilnin Hrushovë të rinj. Për këtë arsye, Mao ishte në dilemë se çfarë duhej të bënte pasi, nëse do të mbështeste Hrushovin, atëherë atë do ta zëvendësonin. Tamam ajo që ndodhi me partitë e tjera komuniste, si me Cervenkon në partinë bullgare apo edhe në Hungari me gjithë kryengritjen që u bë atje, po kështu edhe në Poloni, megjithëse disa prej liderëve të vjetër vdiqën. Vetëm dy parti rebele u përpoqën që ta mbanin këtë lloj lidershipi, kinezët dhe shqiptarët. Ju mund ta dini që në Shqipëri pati një lëvizje shumë të fortë liberalizimi pro Hrushovit me Liri Belishovën, anëtare e Byrosë Politike apo edhe me të tjerë.
Mund tju them se ajo është ende gjallë dhe do ti vinte shumë mirë të dëgjonte fjalët tuaja.
Vërtet? Gjithmonë kam menduar për të nëse ishte gjallë apo jo. Enver Hoxha këta njerëz i dërgoi në burg, i persekutoi dhe pastaj u hodh te kinezët. Ata i thanë se ne do të jemi në anën e Stalinit. Sigurisht, të mbështesje Stalinin, duhej të mbështesje   tiraninë mbi popullin tënd dhe kjo dihet tani, popu

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›