E Shtunë, 31 Tetor 2026

Hida: Partia e re e Topit do t'i shtohet korit te Gjinushit dhe G99

Deputeti i Partise Demokratike Subi Hida, gjate nje interviste per gazeten "Koja Jone" shprehet se, krijimi i nje partie te re nga presidenti Bamir Topi nuk do te sillte asgje te re, pervecse do ti shtohej korit te partise se Gjinushit dhe G99. Lidhur me pretendimin e partive te vogla per ndryshimin e sistemit zgjedhor, deputeti i PD-se, deklaron se sistemi aktual zgjedhor eshte mjaft i mire dhe ben te mundur, qe partite e vogla dhe qe perfaqesojne dicka, kane mjaftueshem hapesire per te thene zerin e tyre dhe per te mberritur deri ne parlament. Gjithashtu deputeti i mazhorances vlereson kandidaturen e zotit Leskaj per postin e KLSH, por shprehet se ky propozim i bere nga presidenti Topi, nuk ka ardhur per cilesite qe perfaqeson zoti Leskaj, por ai e ka bere kete propozim, thjeshte per te larguar nga vetja imazhin si votues i Rames, pasi ne vitet e tij si president me qendrimet qe ka mbajtur ka favorizuar vazhdimit opoziten.

Partite e vogla politike ne tryezen e organizuar pak dite me pare u shprehen publikisht kunder sistemit aktual zgjedhor duke deklaruar se ai cenon bazen ligjore mes subjekteve politike, ndaj kane kerkuar permiresimin dhe rregullimin e ketij sistemi, duke sugjeruar qe dy partite e medha te miratojne ndryshimet ne sistemin zgjedhor, pra sugjerojne korrektim kombetar pa prag eliminues. Sa e pranueshme eshte kjo kerkese kur kemi parasysh faktin se behet fjale per parti qe nuk kane ndonje peshe te madhe politike sa per te vene te tilla kushte?

Sistemi aktual zgjedhor eshte nje sistem demokratik. Nuk mund te kete asnje sistem zgjedhor, i cili te ngrihet vetem mbi interesin elektoral te nje grupi te caktuar, apo nje partie te caktuar, sic nuk mund te kete asnje sistem zgjedhor te papermiresueshem. Mendoj se ne kontekstin e vendit tone nje sistem si i tanishmi eshte shume i mire, ndonese une personalisht pelqej nje sistem mazhoritare ku deputetet zgjidhen drejt per drejt nga populli ne zona elektorale. Sa i takon kerkeses se partive te vogla per ta korrektuar sistemin aktual, une nuk kam asnje kundershti, por nuk jam dakord qe parti te cilat pothuajse nuk perfaqesojne asgje te bejne cdo perpjekje meskine per te gjetur mundesine te jene ne parlament. Mendoj se me sistemin e tashem eshte e mundur qe partite e vogla, por qe perfaqesojne dicka kane mjaftueshem hapesire per te thene zerin e tyre dhe per te mberritur deri ne parlament. Jam i bindur se komisioni i reformes zgjedhore do shqyrtoje me hollesi cdo dobesi dhe cdo perparesi te propozimeve dhe do mberrije ne zgjidhjen e duhur.

Komisioneri Europian Svoboda ka deklaruar se Shqiperia ka shanse te marre nje pergjigje pozitive per statusin ne pranvere. Cdo te thote kjo per klasen politike shqiptare?

Kjo do te thote ate qe ka dashur te thote cdo deklarate dhe cdo qendrim i parlamentareve evropian dhe i zyrtareve te tjere te larte te Komisionin Europian, prej mbi dy vjetesh se opozita duhet te luaje rolin e saj ne Parlament, te ushtroje pergjegjesite qe ka marre para zgjedhesve dhe te ndihmoje ne cuarjen perpara te reformave dhe procesit te integrimit. Eshte nje mundesi e shkelqyer qe Svoboda dhe vendimmarres te tjere ne Parlamentin Evropian i japin vendit tone, Shqiperise, duke na ofruar kete mundesi. Bashkimi Evropian ka nje parim te rendesishem, sipas te cilit ata nuk ndeshkojne asnjehere as nje popull per shkak te pergjegjesive te klases politike. Kete e deshmon edhe ky qendrim i fundit i tyre. Besoj qe eshte e qarte per gjithe opinionin ne vend e per te gjithe qytetaret se cfare barrikade te madhe ka ngritur opozita per procesin e integrimit e reformat ne vend gjate ketyre viteve. Te gjithe e dine se nje sjellje e opozites gjate ketyre dy viteve si kjo e ketyre dy muajve te fundit do ta kishte afruar shume me teper Shqiperine ne BE. Megjithate une jam skeptik, se opozita serish me mjete obstruksioniste do perpiqet te pengoje reformat, por tashme me nje menyre tjeter jo me greva urie, por me kushte e sajesa gjithefaresojesh. Per mua eshte thuajse e pamundur qe nje opozite e shperfytyruar nga etja per te ardhur ne pushtet, te sillet si nje grup politik qe e shqeteson interesi i qytetareve. Megjithate me duhet te shpresoj.

Opozita eshte kthyer serish ne sulm te institucioneve kushtetuese sa here qe i preken interesat e saj, pas akuzave per sistemin e drejtesise se po gjykon ne menyre te njeanshme deputetet e opozites, kryetari i PS, Rama ka kritikuar Gjykaten Kushtetuese, duke kundershtuar vendimin e saj per rrezimin e kerkeses se PS per piramiden. Sa qendrojne keto pretendime te opozites dhe kryetarit te saj?

Besoj qe jemi brenda kontekstit te pergjigjes se pyetjes se mesiperme. Sistemi i drejtesise eshte nje prej mekanizmave kyc ne demokraci dhe opozita ka dashur me cdo kusht dhe gjithmone ta politizoje ate dhe vendimet i tij. Une i perkas atij grupi deputetesh, qe besojne se sistemi gjyqesor ne Shqiperi ka probleme te medha dhe kryesisht keto probleme vijne per shkak te mbushjes se tij pas vitit 1997, me element te lidhur me regjimin e dikurshem komunist dhe me njerez, qe ishin te perfshire me lidhje pafund me Partine Socialiste. Nuk ka nevoje te permend emra, por te gjithe e dine se njerez qe kane dhene denime me vdekje ndaj poeteve apo ndaj shkrimtareve edhe ne vitin 1988, ka qene simbolika e gjyqesorit qe ngriti PS pas 1997. Mbarimi i mandatit te disave prej tyre dhe perteritja e Gjykates Kushtetuese te vendit me gjyqtare, qe me shume se gjithcka cmojne parimet e se drejtes e ka bere PS shume nervoze dhe shume te shqetesuar per humbjen e kontrollit mbi kete bastion te demokracise dhe strehe e te gjitheve. Partia Socialiste ka nje pasion te jashtezakonshem per mbrojtjen e simboleve te komunizmit, sic eshte piramida dhe sic ka qene pak kohe me para mozaiku tek Muzeu Kombetar. Une e kuptoj se per te majten ne Shqiperi, burimi i saj i legjitimitetit vjen nga ngritja dhe mbrojtja e ketyre simboleve te turpshme, qe kane patur per qellim te glorifikojne marrezine e komunizmit dhe marrezine e ndertimit te socializmit.

Po diskutohet krijimi i nje partie te re me ne krye presidentin aktual Bamir Topi. Mendoni se kjo parti nese lind, do te kete ndikim tek e djathta ne zgjedhjet e 2013?

Une mendoj se partia qe mund te krijoje zoti Topi, do te rrise diversitetin ne radhet e majtes. Partia e tij nese do te krijohet, do t'i shtohet korit te partive te zotit Gjinushi dhe G99. Nese do te kete apo jo nje ndikim ne zgjedhjet e 2013, kjo mbetet per t'u pare, por une mendoj qe do ta kete shume te veshtire qe elektorati i zotit Gjinushi, apo i PS do te votoje partine e tij. E djathta ne Shqiperi, padyshim qe ka shqetesimet dhe problemet e saja dhe i mbetet Partise Demokratike te permiresoje ate qe mund te permiresohet, nisur edhe nga konteksti i vendit tone. Eshte e pamundur qe votuesi i djathte ne Shqiperi te shohe me simpati nje parti te krijuar nga presidenti Topi, i cili jo thjesht ka votuar per zotin Rama ne zgjedhjet e fundit, por pandalur ka qene shume afer sjelljeve te opozites dhe ka perkrahur elemente qe vine nga Partia e Punes, dhe nga regjimi i dikurshem, duke u perpjekur ti coje ata ne Gjykaten e Larte e Gjykaten Kushtetuese. Personalisht tek zoti Topi kam patur zhgenjimin tim me te thelle kur gjyqtare te regjimit komunist, apo prokuror te atij regjimi vinin si propozime per ne gjykatat siperore te vendit. Megjithate nuk besoj se zoti Topi do te krijoje nje parti, ai asnjehere nuk eshte dalluar per aventurizem.

Presidenti ka dekretuar emrin e z. Leskaj per postin e kryetarit te KLSH. Cili eshte vleresimi juaj dhe a do e mbeshtese mazhoranca kandidaturen e tij?

Mazhoranca ka te gjithe inteligjencen e duhur per te marre vendimin e duhur. Do te kete nje vendim ne baze te te cilit do te konsiderohet kandidatura e zotit Leskaj. Eshte per te ardhur keq, qe Presidenti nuk respekton parimin kushtetues te 'consent and advice', per emerime te tilla. Gjithsesi, per z. Leskaj, Partia Demokratike ka gjithe vleresimin e duhur, por ajo qe nuk shkon ne gjithe kete eshte vetem makiavelizmi i zotit Topi, i cili per te treguar se eshte i djathte sjell nje kandidature si e z. Leskaj. Kam dyshim, z. Topi nuk e ka dekretuar z. Leskaj, per cilesite e z. Leskaj, dhe as per qendrimet e z. Leskaj, por thjesht e ka bere kete, per te larguar nga vetja imazhin si votues i z. Rama. Une personalisht e cmoj z. Leskaj per afesite profesionale dhe per figuren e tij si nje bartes shume i mire i vlerave te se djathtes ne Shqiperi.

Ne Kuvend tashme eshte votuar projektbuxheti i vitit 2012. Nga mazhoranca eshte cilesuar si me i miri, nderkohe qe opozita vazhdimisht e ka kritikuar. Si ekspert ekonomie cili eshte vleresimi juaj?

Projektbuxheti i vitit 2012 eshte vazhdim i filozofise se nje qeverisje te vogel, i nje qeverisje qe nuk blen te drejtat e qytetareve, por nje buxhet qe eshte ne mbeshtetje te biznesit, ne mbeshtetje te arsimit, ne mbeshtetje te shendetesise, ne mbeshtetje te fermereve, ne mbeshtetje te turizmit, ne mbeshtetje te pensionisteve, ne mbeshtetje te shtresave sociale, ne mbeshtetje te levizjes se lire, pra ne mbeshtetje te progresit. Ky eshte nje projekt buxhet qe vazhdon te finalizoje nje nga objektivat me madhore te qeverisjes Berisha, modernizimin e infrastruktures rrugore ne vendin tone. Ndersa, persa i perket opozites, doja te kujtoja qendrimet e saje gjate tre viteve te fundit ku eshte perdorur nje gjuhe aspak mbeshtetese per ekonomine tone, edhe pse personalisht mendoj qe ka qene nje nga taktikat e zotit Rama, per te nxitur nje krize ekonomike me qellim rrezimin e qeverise.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›