Rama: "Kurbani", jo fundi im ne politike
Une nuk kam perfunduar punen time ne fushen e politikes. Libri "Kurbani" eshte vetem per ate pjese, qe lidhet me nje histori te posacme, qe eshte historia e Tiranes. Me keto fjale e nisi biseden e tij me intelektualet e Prishtines, kryetari i Partise Socialiste, Edi Rama. Gjate nje debati te hapur te zhvilluar me ta, Rama tha se "Kurbani" nuk eshte nje liber kujtimesh, por ato momente vlejne ne kontekstin e asaj qe deshiron te thote lidhur me te ardhmen. "Ky liber eshte per te ardhmen per te pare rrugen perpara. Desha te nenvizoj se eshte bere nje propagande shume djallezore kunder nesh si opozite edhe kunder meje personalisht per tu thene shqiptareve ne Kosove se ne kemi pasur qellim ta pengojme rrugen e kombit dhe se madje une e paskerkam quajtur rruga e asgjekundit. Eshte e gjitha nje propagande me nje synim shume te qarte me mjete qe jane te njohura, qe jane shpifja dhe hiperbolizimi i nje problemi te caktuar duke e deformuar teresisht thelbin e problemit", theksoi kreu i opozites. Sipas tij, qellimi i tij ka qene i qarte, dhe madje duket se e gjithe propaganda e bere e ka realizuar qellimin ka arritur te krijoje opinionin ne Kosove se PS ka qene kunder projektit te "Rruges se Kombit" dhe ka bere cmos ta pengoje. "Kjo eshte teresisht e pavertete. E verteta historike eshte se rruga e kombit eshte nje ide e propozuar nga nje kryeminister socialist, Pandeli Majko. Asnjehere per asnje arsye ne nuk kemi qene kunder projektit, asnjehere dhe asnje moment ne nuk jemi perpjekur ta bllokojme projektin. Asnjehere dhe per asnje arsye nuk e kemi quajtur asgje tjeter vecse nje projekt strategjik per Shqiperine dhe per shqiptaret", u shpreh Rama gjate takimit me intelektualet. Ai shtoi se PS ka qene dhe mbetet e bindur, se ka qene teresisht e panevojshme qe ky projekt te njollosej me mekatin e nje vjedhjeje kolosale dhe te provuar. "Besoj qe ajo cka eshte bere zakon te thuhet ne Shqiperi ne raste te tilla, por e kam degjuar edhe ketu, po mire rendesi ka qe u be rruga e pune e madhe se u vodhen edhe ca pare, deshmon per nje qasje teresisht te papershtatshme dhe jo te shendetshme per nje shoqeri te hapur dhe nje vend demokratik, sic eshte dhe synimi te jete Shqiperia, sic eshte synimi te jete Kosova", vijoi ai. Rama permendi faktin se ne liber ka nje moment ku e ka prekur kete ceshtje si dhe shtoi se ai segment i rruges se kombit qe eshte edhe i njollosur me mekatin e nje vjedhjeje te madhe eshte e vetmja rruge e ndertuar ne keto 20 vjet ne Shqiperi qe i ka standardet mirefilli evropiane. "Rruget e tjera fatkeqesisht nuk i kane dhe heret ose vone ne varesi nga mundesite Shqiperia do duhet t'i rikthehet edhe njehere ketyre veprave publike per ti barazuar ne standarde me Evropen. Qe do te thote se do te paguajme dy here edhe ne kete aspekt, per te bere te njejten pune", shtoi kreu socialist. Ai permendi faktin se puna e bere pertej kufirit eshte mbreselenese, duke theksuar se eshte per te ardhur keq se rruga pertej kufirit shqiptar eshte me e mire dhe kushton me pak.