E Shtunë, 31 Tetor 2026

Djali i Prudentinos Lironi babane perfunduan afatet

19/11/2010Italia asnje kerkese per ekstradim. Familjaret Shqiperia shkeli ligjin nderkombetar

TIRANE- Djali i dyte i anetarit te organizates mafioze Sacra Corona Unita Maurizio Prudentino i ka kerkuar dje drejtesise shqiptare lirimin e babait te tij Albino Prudentino i cili eshte arrestuar me 29 shtator te ketij viti ne qytetin e Vlores. Kerkesa eshte bere nepermjet nje letre e cila sipas tij u eshte derguar Prokurorise se Pergjithshme dhe Ministrise se Drejtesise ku i kerkohet qe keto institucione te marrin masa te menjehershme per lirimin e babait te tij 59-vjecar pasi kane kaluar afati 40 ditor. Djali i Albino Prudentinos Maurizio shkoi edhe me tej duke akuzuar drejtesine shqiptare se ka shkelur ligjet nderkombetare qe tregojne proceduren e veprimit per rastet e ekstradimeve. Sipas tij arrestimi i babait eshte kryer me mandat arresti nga Prokuroria e Leces e cila si rregull duhet qe brenda 40 diteve tu dergonte autoriteteve te drejtesise shqiptare kerkesen per ekstradimin e tij. Te afermit e Prudentinos shprehen se kane humbur besimin tek drejtesia shqiptare qe sipas tyre i mohoi te drejten e mbrojtjes te pandehurit. Aktualisht familjaret por dhe vete avokati italian i Prudentinos theksojne se nuk jane ne dijeni nese ka mberritur ose jo dosja nga drejtesia italiane. Ata kerkojne lirimin e 59-vjecarit me qellim qe ai te hetohet nga prokuroria e Leces e cila autorizoi edhe arrestimin ne Shqiperi. Ndersa per sa i perket akuzave per pastrim parash familjaret jane shprehur se Prudentino duhet te hetohet dhe gjykohet ne gjendje te lire pasi akuzat e ngritura ne Shqiperi sperbejne asnje rrezikshmeri shoqerore. Kerkesave te familjareve u kane dhene pergjigje prokuroret te cilet shprehen se nuk mund te ekstradojne te arrestuarin Albino Prudentino pasi ndaj tij eshte duke u zhvilluar nje proces hetimor qe ben fjale per akuzen e pastrimit te produkteve te vepres penale dhe hetimi pasuror. Ndersa per sa i perket kerkeses per lirimin e 59-vjecarit prokuroret jane shprehur se te gjitha pretendimet qe ai dhe familjaret e tij kane ti depozitojne ne gjykate. Albino Prudentino u arrestua nga Policia e Shtetit pas nje urdher-arresti derguar nga Prokuroria e Leces. Ndalimi i tij u krye ne qytetin e Vlores ku ne operacion ishin te pranishem forcat speciale RENEA si dhe disa agjente te sherbimeve sekrete shqiptare dhe italiane.

Dy procedimet

Albino Prudentino Angelo Prudentino Ervis Gjecaj Gani Baku dhe Giuseppe Palma jane vene nen hetim nga Prokuroria e Tiranes per akuzen e pastrimit te produkteve te vepres penale ndersa Prokuroria e Krimeve te Renda aktualisht eshte duke kryer hetime mbi pasurite e tyre. Keto procedime u regjistruan menjehere pas arrestimit te Albino Prudentinos nderkohe qe aktualisht jane ne masen e sekuestros tre kompani tregtare Cazino Italia Bet Plus si dhe Betting System Albania.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›