E Diel, 1 Nëntor 2026

Djali i Stallones nuk vdiq nga droga por nga një atak kardiak

Djali i aktorit të famshëm, Silvester Stallone, Sage ka vdekur nga shkaqe natyrore, si pasojë e një ataku kardiak.

36- vjeçari, djali i aktorit nga martesa e parë me Sasha Czack u gjet i vdekur në banesën e tij në Hollywood më 13 korrik të këtij viti.

Pavarësisht se fillimisht u tha se shkak për vdekjen ishte bërë përdorimi në doza të tepërta i drogës, sipas hetuesve, pas autopsisë nuk është gjetur asnjë shenjë e tillë.

Zyrtarë në Shtetet e Bashkuara thanë se Sage ndërroi jetë për shkak të bllokimit të arterieve të gjakut.

Megjithatë, një burim i ka thënë sajtit TMZ se një problem i tillë koronar është i pazakontë për moshën e Sage.

Autopsia fillestare mbi trupin e pajetë të Sage Stallone është provuar si jo bindëse.

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›