E Diel, 1 Nëntor 2026

Penalizime në Urgj.e Tiranës, MSH: Masa për 2 punonjës për neglizhencë

“Dallgë” në radhët e bluzave të bardha në Urgjencën e Tiranës në QSUT. Ministria e Shëndetësisë ka dalë me masa të rrepta ndaj dy punonjësve të urgjencës së Tiranës për neglizhencë në detyrë. Konkretisht është marrë masa e largimit nga puna për një infermiere dhe vërejtje me paralajmërim për pushim nga puna për mjekun e shërbimit. Ndërkaq Ministria e Shëndetësisë vërejtje ka dhënë dhe për shefin e urgjencës së Tiranës. Lidhur me masat e mësipërme ky institucion thekson se masa të tilla do të ketë dhe në vazhdimësi, duke theksuar se nuk do të ketë asnjë tolerim ndaj çdo rasti kur do vërehen parregullsi dhe neglizhencë.

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›