Fondi Shqiptar i Zhvillimit, ujësjellës të ri për komunën Komsi në Mat

Nuk janë në pak se 2 mijë banorë të fshatrave Frankth, Batër e madhe dhe Batër e vogël, në komunën Komsi në rrethin e Matit, të cilët do të furnizohen me ujë të pijshëm 24 orë në ditë. Furnizimi me ujë do të ndodhë pas shumë vite mungesë dhe normaliteti do të kthehet nga ndërhyrja e Fondit Shqiptar të Zhvillimit.
Per tu furnizuar me uje banoret e ketyre fshatrave ishin te detyruar ta trasportonin ate me krahe nga burimi, ose te hapnin puse, te cilat kane rezultuar me uje jo te pijshem.
Drejtori i Fondit Shqiptar të Zhvillimit, Benet Beci, tha se Ujësjellësi i ri i cili është vënë në funksionim të plotë është projektuar me standartet më të mira, duke ofruar furnizim me uje higjenikisht te paster. Ai gjithashtu vuri ne dukje ngritjen e nje sistemi te menaxhimit dhe te mirembajtjes nga komuna.
Për ndërtimin e tij janë shfrytëzuar dy burime uji, të cilat grumbullohen në dy rezervuare. Në këtë projekt janë kryer 550 lidhje familjare, të cilat janë pajisur me matësa uji. Ujësjellësi i fshatrave Frankth, Batër e Madhe dhe Batër e Vogël është pjesë e programit "Furnizimi me Ujë i Zonave Rurale" qe financohet nga Qeveria Shqiptare dhe Banka Gjermane për Zhvillim.
Programi konsiston në ndërtimin e 28 skemave të ujësjellësave rurale në 50 fshatra në qarqet Diber, Shkodër dhe Kukës, duke kontribuar në përmirësimin e jetesës së rreth 40.000 banorëve.