E Diel, 1 Nëntor 2026

Djali i Umberto Bosit me diplomë shqiptare

Dokumenti u gjet nga Guardia di Finanza në kasafortën e ish-arkëtarit Françesko Belsito, në të cilën ishte ruajtur dosja “Familja”, sipas “Milano.repubblica.it”.

Diploma është dorëzuar më 8 tetor 2010 dhe bëhet fjalë për degën e Menaxhim Biznesit në Fakultetin e Ekonomi-Biznesit.

Përveç diplomës së marrë nga “Trofta” (pseudonimi i 24-vjeçarit), mes dokumenteve të Belsitos gjendet edhe kopja e diplomës së Pieranxhelo Moskaxhuros (partneri aktual i senatores legiste Rosi Mauro) në Shkenca Politike me drejtim sociologjik. Edhe Moskaxhuro e ka marrë diplomën në Tiranë, më 29 qershor 2010.

Bosi rezulton i regjistruar me numër amze 482, ndërsa raportohen edhe notat e 29 lëndëve. Sipas listës, rezultatet më të mira Bosi Zhunior i ka pasur në kontabilitet financiar, matematikë e statistikë.

Hetimet janë përqendruar në dyshimin se të dyja diplomat janë marrë me para të Lega Nord-it, parti rajonaliste e ekstremit të djathtë në Parlamentin italian, antiemigracion, që ka në bazë të programit të saj shndërrimin e Italisë në një vend federal me autonomi rajonale veçanërisht për veriun.
/Start/

                                                                                             2012-05-03 17:18
   

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›