Irini Qirjako, para publikut me "Nimfa e Polifonise"
Izaura Ndoj
Zeri qe ate e karakterizon e ben Polifonine labe akoma me te bukur. Pasioni per tabanin e muzikes popullore nuk e ka larguar asnje moment nga skena. Kjo eshte kengetarja Irini Qirjako, e cila tashme eshte identifikuar si zeri i Polifonise Labe. "Nimfa e Polifonise" eshte koncerti recital i "Mjeshtres se Madhe" Irini Qirjakos, qe do te mbahet ne skenen e Teatrit Kombetar te Operes dhe Baletit kete fundjave. "Polifonia labe eshte perla e Shqiperise. Ajo me jep jete dhe force per te qene sa me afer saj", - keshtu do te shprehej zeri i skenes shqiptare Irini Qirjako. Koncerti recital "Nimfa e Polifonise" do te vije ne kuader te 100-vjetorit te Pavaresise ne bashkepunim me kengetaret e mirenjohur si Nazif Cela, Mimoza Kosturi dhe Sabahet Vishnja, te cilet do te sjellin ne skene perlat e muzikes popullore. Per zerin e saj, Polifonia labe ka nje intuite marresi, kthyesi dhe hedhesi jo te kufizuara, por sipas zgjatjes se zerit vjen zeri tjeter qe vjen sipas nje menyre organike sikur e ka bere nje kompozitor i famshem boteror. "Ky koncert recital vjen ne kuader te 100-vjetorit te Pavaresise dhe me mbeshtetjen e TOB-it. Repertori do te jete i larmishem, pasi do te vijne dhe kenge te reja qe do te ngjiten per here te pare ne skene. Tjeter element i vecante eshte ai i kenges "Qendistarja e flamurit", e cila i kendon aq bukur dashurise per atdheun", - shprehet me tej Qirjako. Kengetarja Irini Qirjako, sot eshte nje nga emrat me te vleresuar te krijimtarise popullore shqiptare. E njohur per interpretimet e saj, sidomos ne kengen polifonike, sot cilesohet si nje kengetare qe vitet e punes i kane dhene jo vetem eksperience, por edhe mund te kritikoje dhe keshilloje brezin e ri te kengetareve, qe te nxjerrin ne pah vlerat e kenges popullore, vlera qe jane percjelle nga brezi i saj. Ndonese vij nga nje fshat minoritar, shprehet ajo, kenga shqiptare dhe polifonia labe me beri kjo qe jam sot. Per talentin e saj eshte nderuar me titullin "Mjeshtre e Madhe" dhe eshte shpallur "Qytetare Nderi" e Sarandes. Krijimtaria e saj ne Ansamblin Popullor po shkon drejt tre dekadave, nje karriere e gjate dhe plot intensitet me shfaqje te panumerta, koncerte te panumerta si brenda dhe jashte Shqiperise. Kultura muzikore polifonike labe ekziston ne tre lloje ose grupe kryesore: polifoni me dy zera ose dyzeshe, polifoni me tre zera ose trezeshe, polifoni me kater zera ose katerzeshe. Polifoni me dy zera kendohet kryesisht, nga gra te qytetit te Gjirokastres, gra te disa fshatrave te zones se Gorishtit, te fshatit Kanine, burra te fshatit Duka etj. Ndersa, polifoni me tre dhe kater zera, ku me pak e ku me shume degjohet ne mbare fshatrat dhe rrethinat e Laberise.