E Diel, 1 Nëntor 2026

Kina 10 miliardë $ investime në Ballkan

 Kjo u bë e ditur nga ambasadori i Kinës në Tiranë, Ye Hao, i cili zhvilloi një takim me ministrin e Jashtëm, Edmond Haxhinasto.

Gjatë takimit, ambasadori paraqiti edhe paketën e propozimeve të palës kineze për bashkëpunim me vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore, ku edhe do të paraqit fondi në fjalë. Midis fushave të investimeve që parashikohen është edhe ndërtimi, infrastruktura, teknologjia e lartë etj.

Po ashtu, është parashikuar një iniciativë për të krijuar Fondin për Bashkëpunim dhe Investime midis Kinës dhe vendeve të këtij rajoni, ku në fazën fillestare parashikohet të mblidhet një fond prej 500 milion $. Ai gjithashtu paraqiti projektet kineze në rajon, për të forcuar bashkëpunimin në fushën e arsimit dhe kulturës, nga të cilët do të përfitojnë rreth 1000 studentë nga këto vende.

Në fund të fjalës së tij, Ambasadori theksoi se ekziston mundësia që Shqipëria të  përfitojë  në  masë  të  konsiderueshme nga këto projekte. Gjatë takimit, të dy bashkëbiseduesit rivlerësuan nivelin shumë të mirë të marrëdhënieve ndërmjet dy vendeve, duke i dhënë një theks të veçantë të gjitha çështjeve të agjendës së bashkëpunimit dypalësh, ku prioritet zë bashkëpunimi në fushën e energjetikës, zonave të lira, porteve, arsimit dhe kulturës. /Start/

                                                                                             2012-05-04 08:54
   

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›