E Shtunë, 31 Tetor 2026

Reforma zgjedhore, ambasadorët: Partitë të bashkëpunojnë

Treshja e ambasadorëve më të rëndësishëm, të akredituar në Tiranë Aleksandër Arvizu, Eugen Wollfarth edhe Ettore Sequi apelojnë politikën shqiptare për bashkëpunim dhe dialog politik për reformën zgjedhore dhe plotësimin e rekomandimeve të OSBE-ODIHR për zgjedhjet e 8 majit. Vetëm pak orë, pasi është publikuar ky raport për zgjedhjet lokale të 8 majit në Shqipëri të tre amabsadorët kanë dhënë përmes mikrofonit të “Ora News”, mesazhin e tyre, drejtuar krerëve të politikës shqiptare.

“Bashkëpunimi i forcave politike është çelësi për hapat e mëtejshëm, që duhet të hedhe Shqipëria, sa i përket proceseve zgjedhore. Ky bashkëpunim mendoj se duhet të fillojë sa më shpejt. Koha për zgjedhjet e përgjithshme të vitit 2013, është afër dhe kjo periudhë duhet shfrytëzuar për të punuar me reformën zgjedhore. Kemi parë një proces zgjedhor të mirë në ditën e votimit, por kemi parë gjithashtu edhe një proces të komplikuar të numërimit të votave, ç`ka u rpaortua edhe në raport. Për këtë arsye, mendoj se palët politike duhet të ulen për të punuar për këtë reformë shumë të rëndësishme. Mendoj se krerët e partive politike, duhet të jenë gati, pasi kjo duhet bërë në shërbim të vendit”, u shpreh ambasadori i OSBE-së.
 

Ndërsa ambasadorti amerikan, Aleksandër Arvizu u shpreh se raporti flet vet edhe për rekomandimet për partitë politike.
“Ende se kam parë raportin e OSBE-ODIHR për zgjedhjet në Shqipëri, por duke njohur reputacionin e Stonestreet dhe të ODIHR-it besoj se kanë realizuar një raport profesional dhe të qartë. Raporti flet vetë edhe për rekomandimet për partitë poltike”, u shpreh ambasadori amerikan.

Në fjalën e tij, ambasadori i BE-së, Ettore Sequi theksoi se forcat politike shqiptare duhet të respektojnë rekomandimet e OSBE-ODIHR. “Sapo e kam marrë raportin dhe janë 35 faqe, pres t`i lexoj sonte. Megjithatë mbështes atë që tha amabsadori Arvizu dhe them se forcat politike duhet të respektojnë rekomandimet e ODIHR dhe mendoj se qëllim parësor duhet të kenë dialogun politik”, theksoi Sequi.

Pas më shumë se tre muajsh, OSBE-ODIHR publikon raportin e tij për zgjedhjet lokale në Shqipëri, ku apelon në mënyrë të veçantë forcat poltike për bashkëpunim për reformën zgjedhore.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›