Djali i kryeministrit: Edi Rama, prona 2 milionë euro me burim të paditur

Djali i kryeministrit reagoi pak çaste më parë lidhur me takimin në Shkodër që zhvilloi më herët sot Partia Socialiste ku u fol gjatë edhe për fëmijët e Sali Berishës, duke u hedhur disa akuza ndaj tyre.
Shkëlzen Berisha, në një reagim për media të cilin më poshtë e gjeni të plotë, shprehet se “Sot shqiptaret panë fytyrën pa maskë të Edi Ramës dhe nivelin ku ka degraduar skenari i rilindjes.
Rama me platformën e tij akuzo, shpif e moho, buzëqeshte sot në Shkodër teksa përdorte një kontigjent krimi si dajre për shpifjet e radhës, shkruan noa.
Ai ripërsëriti në Shkodër shpifje që kane marre jo një, por disa herë përgjigjen e drejtesise. Te njejtin fat do te kene edhe keto akuza te ambalazhuara nga Rama dhe te mbllacitura nga goja e ordinerit Tom Boshi, qe Shkodra dhe e gjithe Shqiperia e njohin si deputeti qe ka diplome universiteti por i mungon ajo e shkolles tete vjecare.
Shpifjeve pa pike e presje, nuk i vune dot shenje pikesimi, as buzeqeshjet e Rames, i cili ndihet keq dhe humb kontrollin mes studenteve dhe diplomateve, por e gjen veten ngrohte dhe te permbushur ne shoqerine e dosheve.
Shqiptaret kuptuan sot cila eshte rilindja e Edi Rames. Nje rilindje qe per orator ka doshet, kokedhimet dhe skenarist Edi Boshin.
Duke ja lene perballjen me shpifjet drejtesise e ftoj Mr 20% - qindeshin qe se bashku me premtimin per t'i falur gjobat bizneseve te Koçove dhe Dosheve, te mbaje premtimin per t'i shpjeguar opinionit se me cfare parash eshte ndertuar pallati 5 katesh i gruas se tij ne sheshin mes pallateve ,apartamentet e shumta ne emer te saj, si dhe sarajet e tij qindra mijera euro ne malin e Dajtit.
Ju jeni politikani i vetem ne 20 vite qe garoni, duke pasur ne shpine, pallat dhe vile qe kane kushtuar se paku 2 milion euro e per te cilat jo vetem nuk eshte paguar asnje takse por mbi te gjitha u mungon burimi”, - përfundon reagimi nga Shkëlzen Berisha./Indeksonline/