Stefan Fule: I rëndësishëm konsensusi për zhvillimin e vendit drejt BE-së

Edhe Komisioneri për Zgjerimin e BE-së, Stefan Fule e ka përcjellë në rrjetin social reagimin e tij lidhur me miratimin me konsensus të tre ligjeve për integrimin.
Në Twitter, Fule shkruan “mirëpres votimin e 3 ligjeve. Është shumë e rëndësishme të mbahet një konsensus ndër-partiak për progresin e vendit drejt BE”, shkruan noa.
Votimin e 3 ligjeve të integrimit e përshëndetën sot edhe ambasadorët e BE-së, OSBE-së dhe SHBA, të cilët vlerësuan miratimin me konsensus nga Kuvendi i Shqipërisë. Ata nxitën politikën shqiptare të vijojë të bashkëveprojë në të mirë të zhvillimit të vendit./Indeksonline/