Djali i punonjesit te ministrise aksidentohet me makine policie
Makina e policise i ka marre jeten nje adoleshenti dhe ka plagosur dy te tjere. Mjeti nuk drejtohej nga ndonje punonjes policie por nga djali i nje shoferi te parkut te Ministrise se Brendshme. Menjehere ka ardhur edhe reagimi i policise duke pezulluar shoferin e parkut nderkohe qe djali i tij eshte arrestuar per kete aksident te rende ku sipas deshmive ai e kishte drejtuar mjetin pa lejen e te atit.
Tre te rinjte nga Tirana te pire dhe me makine policie jane aksidentuar ne hyrje te qytetit bregdetar te Durresit duke deshmuar se sjelljet antisociale qe marrin e gjymtojne jete njerezish duhen kerkuar jo thjesht te manifestuesit e tyre. Ngjarja e rende automobilistike ka ndodhur gjate oreve te para te dites se diel ne hyrje te Durresit me nje automjet tip fuoristrade me targe Policia 1616. Pervec pasojave te renda ne jete njerezore aksidenti konsiderohet fatal edhe per fenomenin qe nxjerr ne pah. Femije punonjesish te shtetit qe shfrytezojne mjetet e punes se baballareve qofshin ato motorike e ndoshta edhe armet e tyre per te plotesuar tekat e moshes duke rrezikuar jetet e tyre dhe te atyre qe i rrethojne. Ndonese ne dukje eshte nje ngjarje e rende dhe e vecuar pas saj qendron fenomeni i papergjegjshmerise dhe sjelljeve antisociale qe burojne nga strukturat shteterore qe duhet ti luftojne dhe parandalojne raste te tilla ne komunitet.
Nente ore pas ngjarjes policia mori masen e arrestit ne flagrance ndaj 16-vjecarit Relino Braho. Drejtoria e Policise se Qarkut Durres njoftoi se arrestimi i tij u be pasi rreth ores 0230 ne rrugen interurbane Tirane-Durres ne afersi te pikes se karburantit Elda ne kohen kur drejtonte automjetin fuoristrade tip Land-Rover me targa Policia 1616 ka humbur kontrollin mbi drejtimin e mjetit dhe per pasoje ky i fundit ka dale jashte rruge. Si pasoje e perplasjes me borduren ndarese ne afersi te daljes nga autostrada Tirane-Durres prane Ures se Dajlanit nje 16-vjecar ka vdekur ndersa nje tjeter eshte ne gjendje te rende shendetesore. Ky eshte bilanci i ngjarjes tragjike qe ndodhi mengjesin e se dieles pas daljes nga rruga te fuoristrades Land Rover qe i perket parkut te Ministrise se Brendshme e qe shpesh here eshte perdorur per sherbime zyrtare qofte nga policia qofte nga ministria. Djali adoleshent ka marre celesat e automjetit te punes se babait dhe se bashku me dy shoke te tjere eshte nisur ne drejtim te Durresit. Te miturit kane qene te pire. Viktima quhet Noris Alla 16 vjec nga Laci dhe me banim ishte ne lagjen Ali Demi te Tiranes.
Fillimisht policia e Durresit duke iu referuar deklarimit te djalit te punonjesit te Ministrise se Brendshme qe drejtonte automjetin dhe qe ka shpetuar pa pasoja te renda deklaroi se viktima quhej Noris Alla 18 vjec. Nga hetimet e para rezulton se automjeti i policise ka dale nga rruga per shkak te lageshtise ne te dhe shpejtesise ne drejtim nderkohe qe 16-vjecari Relino Braho ka qene ne gjendje te pire. Per pasoje jane aksidentuar rende dy pasagjeret qe ndodheshin ne mjet. E ndersa njeri ka vdekur ne repartin reanimator ndodhet ne gjendje te rende 14-vjecari F.S. Nderkohe ndaj te miturit te arrestuar jane ngritur akuzat per veprat penale te shkeljes se rregullave te qarkullimit rrugor drejtimit te mjetit ne gjendje te dehur apo pa deshmi te cilat jane derguar ne Prokurorine e Durresit per hetime te metejshme.