E Diel, 1 Nëntor 2026

Kodheli Per kasat fiskale Kryeministri po genjen me 300 here Qamil Xhani

Debatit per vendosjen e kasave fiskale Partia Socialiste i ka shtuar dje dhe akuza konkrete per drejtuesit e larte te mazhorances. Nenkryetarja e Komisionit te Ekonomise dhe deputetja e Partise Socialiste Mimi Kodheli e cilesi procesin e vendosjes se kasave si nje skeme te mirefillte korrupsioni prej se ciles zyrtaret qeverise do te perftojne 40 milione euro. Nga nje verifikim formal i cmimit te blerjes dhe shitjes se kasave per cdo biznes shtrirjes se percaktuar me vendim qeverie te biznesit te kasave ne 130 mije biznese brenda fundit te vitit 2010 rezulton se fitimi per kete biznes te ngritur dhe garantuar nga qeveria per klientet e saj fillon nga 40 milion Euro pasi shume biznese te medha kane blere me shume se nje kase tha dje per mediat deputetja socialiste Mimi Kodheli. Perfaqesuesja e PS-se nuk ka hezituar ta cilesoje shumen qe duhet te paguajne bizneset si nje tarife korrupsioni pas se ciles sipas saj qendron kryeministri Sali Berisha dhe ministri i Financave Ritvan Bode. Ajo ka hedhur poshte dhe pretendimet e zyrtareve te ministrise se Financave te cilet kane deklaruar se vendosja e kasave eshte nje menyre per te formuluar ekonomine ne vend. Qellimi i formalizimit te ekonomise dhe praktika e transparences mbi cdo transaksion ekonomik ka degraduar ne nje biznes te kufizuar dhe fitimprures per nje grusht kompanish prane qeverise se Kryeministrit Berisha tha Kodheli. Deputetja e PS-se ka paraqitur dhe ate qe e cilesoi si skeme korrupsionit qe lidhet me vendimmarrjen e institucioneve per kete proces te biznesit. Qysh ne fund te vitit 2007 me pas ne fillim te vitit 2008 dhe pergjate gjithe ketij viti ne vitin 2009 dhe ne keto muaj te vitit 2010 Berisha dhe Bode kane ndertuar te gjithe infrastrukturen ligjore per te ngritur funksionuar garantuar dhe mbrojtur biznesin e kufizuar pa shpenzime dhe me perfitime maksimale te kasave fiskale tha ajo. Kodheli ka shtuar se vendimet e qeverise kane parashikuar dhe vendosjen e gjobave ne menyre te padrejte dhe liberalizimin e tregut te kasave per te shtuar dhe me shume paqartesite e biznesit. Eshte percaktuar qarte ndeshkimi financiar qe nis nga 1 milione leke per cdo biznes qe vonon apo refuzon te bleje keto sherbime. Qeveria qellimisht ka liberalizuar cmimet e ketyre produkteve dhe sherbimeve duke i krijuar nje hapesire te gjere perfitimi biznesmeneve te saj te kasave tha Kodheli.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›