E Diel, 1 Nëntor 2026

Vrasja e te moshuarit ne Sarande pranga lacianeve

Ne prangat e policise rane shtetasit Ledjan Pashk Doci 27-vjec banues ne Lac 61472Aleksander Dede Gjoni 27-vjec banues ne fshatin Baze-Burrel si dhe 61472Pashk Martin Doci 50-vjec banues ne Lac.

Nga hetimet e kryera ne bashkepunim edhe me Prokurorine e Rrethit Gjyqesor Sarande rezultoi se keta shtetas ne bashkepunim me njeri-tjetrin pasi kane planifikuar vjedhjen e baneses se shtetasit Vasil Stavro Roshi 90-vjec banues ne fshatin Cuk-Sarande kane hyre ne banesen e tij duke i marre shumen e te hollave prej rreth 140.000 leke te rinj dhe me pas e kane lidhur dhe vrare ate duke e goditur me sende te mprehta thike.

Bazuar ne hetimet e kryera nga Drejtoria e Policise se Qarkut Vlore ne bashkepunim me Drejtorine e Policise se Qarkut Lezhe u organizua puna per kapjen dhe ndalimin e autoreve te kesaj ngjarje.

Materialet procedurale ne ngarkim te ketyre tre shtetasve i kane kaluar per ndjekje te metejshme Prokurorise se Rrethit Gjyqesor Sarande nen akuzen e kryerjes se vepres penale Vrasje ne rrethana te tjera te cilesuara ne bashkepunim.

2010-09-27 0843

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›