Djali i zhdukur, ndërpriten kërkimet në Sharrë për Julian Çelën
TIRANE – Ndërpriten kërkimet në Sharrë për trupin e 11-vjeçarit të zhdukur Julian Çela. Prej disa ditësh kërkimet në landfillin e Sharrës, ku dyshohet se është hedhur trupi i të miturit të zhdukur, mjetet e ushtrisë kanë ndërprerë kërkimet.
Shkak është bërë mbetja pezull e hetimeve në lidhje me zhdukjen e 11-vjeçarit, që është edhe djali i nëndrejtorit të Antiterrorit në Shërbimin Informativ Shtetëror. Në Prokurorinë e Tiranës, prokurori që kishte çështjen nuk ka kryer asnjë veprim që pas bllokimit të kompjuterit të tij nga Prokuroria e Krimeve të Rënda.
Ndërkaq, çështja u është ngarkuar dy prokurorëve të rinj, Ramadan Troci dhe Elida Celami. Dy prokurorët e rinj të çështjes janë duke vazhduar hetimet ndaj Ardian Prrenjasit, 45-vjeçari që pas arrestimit më 11 mars 2013 pranoi se kishte mashtruar Julian Çelën dhe e kishte dërguar në banesën e tij, ku e kishte vrarë pasi nuk abuzoi dot seksualisht ndaj tij.
I arrestuari ka pretenduar se trupin e të miturit e ka mbështjellë në një batanije, të cilën e ka hedhur në kazanin e plehrave prej nga është marrë nga mjetet e pastrimit. Ardian Prrenjasi pretendon se të nesërmen e ka parë në landfillin e Sharrës batanijen me të cilën kishte mbështjellë trupin e 11-vjeçarit të zhdukur.
(er.nu/panorama/BalkanWeb)