E Diel, 1 Nëntor 2026

Armë në Libi, qeveria: Nuk furnizuam ushtrinë e Gadafit, por rrebelët

kulluri-_2Tiranë- Ministra e Mbrojtjes në një deklaratë për mediat i është përgjigjur akuzave të Partisë Socialiste, sipas të cilës Shqipëria ka shkelur embargon e armëve të OKB-së dhe ka dërguar municione në Libi gjatë luftës në 2011-ën për rrëzimin e Gadafit.

Sekretari i Përgjithshëm i kësaj ministrie, Edvin Kulluri i ka cilësuar shpifje deklaratat e opozitës dhe ka theksuar se Shqipëria nuk  e ka thyer embargon e armëve të OKB-së.

“Kontrata për eksportin e municioneve në fjalë është bërë me një vend mik. Ministria e Mbrojtjes disponon të gjithë informacionin ligjor përkatës që ia ka vënë në dispozicion OKB, për Shqipërinë nuk ka thyerje embargoje për sasinë e fyshekëve të eksportuar, tha Kulluri.

Partia Socialiste nëpërmjet deputetit të saj Ilir Gjoni akuzoi dje MM-në se gjatë konfliktit civil dhe revoltës kundër regjimit të Muamar Gadafit ka dërguar armë dhe municione.

Organizata e Kombeve të Bashkuara ka publikuar të mërkurën një raport mbi 90 faqesh, në të cilin thuhet se Shqipëria ka thyer embargon e armëve ndaj Libisë gjatë konfliktit të vitit 2011.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›