E Diel, 1 Nëntor 2026

Itali, Berlusconi: Gati të mbështes një president të majtë

ROMË- Ish-kyeministri italian, Silvio Berlusconi u shpreh i gatshëm të mbështeste një kandidat që vinte nga e majta për postin e presidentit të Republikës, me kusht që të formojë me kundërshtarët e tij një koalicion të madh.

"Ne jemi të gatshëm të diskutojmë'', deklaroi në një intervistë për të përditshmen ''Repubblica'', ish-kryeministri, koalicioni i qendrës të djathtë të të cilit u rendit i dyti në zgjedhjet legjislative në muajin shkurt.

''Por asnjë emër nuk është cituar, gjatë takimit këtë javë me shefin e qendrës së majtë, Pier Luigi Bersani'', theksoi ai.

Media përmendi dje mundësinë që vetë Bersani mund të bëhej presidenti i ardhshëm, një hipotezë që drejtuesi i Partisë Demokrate e përjashtoi duke shtuar me shaka se e vetmja kodër (Quirinale, presidenca ndodhet në një prej kodrave të Romës) që më intereson është kodra në rajonin e Piaçenzës", rajoni ku është lindur.

"Nëse ne do të bëjmë përpjekje për presidencën, atëherë hapi tjetër do të jetë gjithashtu arritja e një marrëveshjeje për një qeveri të gjerë duke shkuar nga e djathta në të majtë duke kaluar nga qendra me ministrat e zgjedhur së bashku'', theksoi ish-kryeministri në një intervistë për të përditshmen e majtë.

Sipas manjatit të medias, një qeveri që nuk do të mbështetej nga forcat kryesore politike të së majtës dhe të djathtës do të ishte e paqendrueshme dhe nuk do të kishte forcë për të miratuar masat që i nevojiten vendit për të shpëtuar ekonominë dhe për të negociar gjithçka që duhet modifikuar në marrëveshjet me Bashkimin Evropian.

(d.b/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›