Djalin e quajn Ali Messi!

Një nga lajmet kryesore në Turqi, sot është emërimi i një djaloshi të vogël i cili do të mbajë emrin e futbollistit më të mirë në botë, Lionel Messi. Ali Umut Messi është emri i gjatë që do të mbajë djali i Rifat dhe Nurgul. Që të dy prindërit janë tifozë të mëdhenjë të Lionel Messit.
"I kam thënë gruas që do ti vë emrin Messi. Në shtëpinë tonë ai është një idol. Dua që Ali Messi të jetë lojtar si Messi por më shumë te ketë kulturën e tij. Leo Messi për mua është shembulli më i mirë brenda dhe jashtë fushës" deklaroj Rifatt, babai i Ali Messit.
Por emërimi i çunit si Ali Messi ka marrë kritika të ndryshme në Turqi. Gazeta e televizione kanë kritikuar këtë vendim duke e quajtur si vendim kundër kulturës turke.
"Nuk është më kultura turke, por e perëndimit të egër" ka shkruar një gazetë turke. Prindërit e Ali Messit jetojnë në zonën kurde, janë me prejardhje nga Çeçenia ndërsa janë turq./Indeksonline/