Kosova nuk është në agjendë

Komitetit Ekzekutiv të FIFA-s ka larguar nga agjenda për mbledhjen e 20-21 marsit, debatin për zhvillimin e miqësorëve të përfaqësueses së Kosovës.
Në agjendën e mbledhjes së FIFA-s që është publikuar në faqen e internetit të kësaj organizate në asnjërën nga 32 pikat që do të diskutohen nuk figuron Kosova.
Komiteti Ekzekutiv i FIFA-s më 14 dhjetor të vitit të kaluar u lejoi federatave anëtare të saj që të luajnë miqësore me ekipet e Federatës së Futbollit të Kosovës, por vetëm për të rinj, amatorë, femra dhe klube të futbollit, ndërkohë që për ndeshjet brenda territorit të Kosovës, të merrej leja e Serbisë.
Diçka e tillë u quajt e papranueshme nga Federata e Futbollit të Kosovës./Indeksonline/