Djaloshi pakistanez kërkon falje për misionin vetëvrasës
Një djalosh pakistanez tha se i vjen keq që ka marrë pjesë në një mision vetëvrasës.
Sulmi i 3 prillit në tempullin sufi Dera Gazi Kan në Pakistanin qendror la më shumë se 40 të vdekur.
Djaloshi 14 vjeçar u arrestua pasi jeleku me eksploziv nuk iu aktivizua.
Në një intervistë televizive nga spitali, i riu tha se "kërkon falje nga familjet e të vrarëve dhe të plagosurve".
Ai tha se ishte stërvitur nga militantët afër kufirit afgan, dhe shtoi se "më shumë se 350 djem të tjerë po e ndjekin trajnimin".
Djaloshi u prezantua si Omar, megjithësr policia më herët e identifikoi si Fida Husein.