Islandezët votojnë për t`a kthyer borxhin

Banorët e Islandës votojnë sot lidhur me planin për kthimin e rreth 5 miliardë dollarëve Britanisë dhe Holandës për t`i mbuluar borxhet nga kriza financiare.
Borxhi u shfaq në vitin 2008 kur kriza preku banka islandeze Landsbanki, e cila ofronte llogari kursimi në Britani dhe Holandë nën emrin Icesave.
Islandezët votuan kundër në një referendum të ngjashëm marsin e kaluar, dhe sondazhet e opinionit tregojnë se mund ta refuzojnë edhe të sotmin.