Dje dita me e ftohte, 14 grade nen zero
Vendi yne perfshihet nga ngricat dhe bora qe ka kaluar trashesine mbi 20 cm. Temperaturat minimale arriten deri ne 14 grade nen zero, ndersa sipas sinoptikaneve, dita e djeshme ka qene me e ftohta per kete vit. Reshjet e debores arriten ne trashesine mbi 20 centimetra ne Puke, Kukes, dhe Bulqize. Instituti i Hidrometeorologjise parashikon nje rritje temperaturash ne masen 6 grade Celsius, e cila gjithsesi, nuk arrin qe te shkrije akullin e ketij fillimviti. Sipas sinoptikaneve, gjate dites se sotme i ftohti do te vazhdoje ne pjesen me te madhe te vendit tone. Por, megjithate, moti do te jete i kthjellet me vranesira te pakta. Ne fund te dites, vranesirat do te vijne duke u shtuar, ndersa era do te fryje e lehte, deri 35 km/ore, nga lindja. Ne vendet malore, temperaturat minimale nuk do te zbresin poshte -11 gradeve, ndersa ato maksimale do te ngjiten deri ne -3 grade. Ne vendet e uleta, temperaturat ekstreme te ajrit do te jene me te larta se ne zonat malore. Keshtu, minimalet do te zbresin deri ne -2, ndersa ato maksimale do te ngjiten deri ne 6 grade. Dhe ne bregdet, temperaturat minimale do te zbresin deri ne 1 grade, ndersa ato maksimale do te ngjiten deri ne 9 grade Celsius. Gjate 24 oreve te ardhshme, temperaturat do te pesojne nje rritje, e cila gjithsesi nuk do ta kaloje nivelin e ngricave. Keshtu, gjate dites se neserme mbi vendin tone do te mbizoteroje mot me vranesira, te cilat do te shoqerohen edhe me reshje te dobeta lokale ne forme debore. Era do te fryje e lehte, ne bregdet deri mesatare (deri 45 km/ore ne Jon), nga juglindja. Temperaturat ekstreme te ajrit pritet te luhaten: Ne vendet malore, temperaturat minimale do te zbresin deri ne -6, ndersa ato maksimale do te ngjiten deri ne -1, ne vendet e uleta minimalet do te zbresin deri ne 0, ndersa ato maksimale do te ngjiten deri ne 10 grade dhe ne bregdet temperaturat minimale do te zbresin deri ne 3, ndersa ato maksimale do te ngjiten deri ne 12 grade Celsius. Gjate dites se djeshme, shtresa e debores ne disa qytete ka qene: Puke 20 cm, Kukes 20 cm, Peshkopi 14 cm dhe Bulqize 20 cm.
Sot:
Ne vendet malore: -11 deri ne - 3 grade C
Ne vendet e uleta: -2 deri ne 6
Ne bregdet: 1 deri ne 9
Neser:
Ne vendet malore: -6 deri ne - 1
Ne vendet e uleta: 0 deri ne 10
Ne bregdet: 3 deri ne 12