E Shtunë, 31 Tetor 2026

Dje, dita me e ftohte, sot fillon “ngrohja”

Luljeta Ndoka
Termometri ka shenuar dje temperaturat minimale me te uleta per kete vit, e ndoshta edhe per gjithe dimrin. Nente gradet poshte zeros e kane bere dimrin e sivjetshem me te ftohtin per vite me radhe. Megjithese reshjet e debores e paralajmeruan nje gje te tille, specialistet e Institutit te Hidrometeorologjise jane befasuar kur kane matur temperaturat minimale dhe maksimale ne vend. Keshtu, me te uletat jane shenuar ne Peshkopi me 9 grade nen zero dhe me pas ne Erseke me 7.5 grade nen nivelin zero. Ne disa rrethe te tjera edhe temperaturat maksimale kane qene me minus, cka e ka bere kete vit me te ftohtin per shume vite me radhe.
Dita e djeshme eshte etiketuar me e ftohta e vitit per shkak se prej vitesh vendi yne nuk ka njohur nivel te tille temperaturash si dje. Me e acarta ka rezultuar Peshkopia, te ciles as temperaturat maksimale nuk kane mundur t’ia shkrijne akullin. Kjo per shkak se ato kane qene nen zero grade, duke mos arritur dot ta arrijne nivelin e shkrirjes. Specialistet e Institutit te Hidrometeorologjise theksojne ne raportin e tyre ditor se ne 4 qytete te vendit temperaturat maksimale kane qene ne nivelin minus. Megjithate, per te gjithe ata qe nuk kane kushtet optimale per ta duruar kete nivel acari, ekziston nje lajm i mire. Termometri do te shenoje gjate diteve te ardhshme temperatura minimale me te larta, por duke mos e kaluar zeron. Specialistet deklarojne se me e keqja kaloi me diten e djeshme, temperaturat e se ciles nuk pritet te arrijne me ne kete nivel, te pakten per kete dimer. Sipas tyre, dimri i sivjetshem bie ne kontradikte te plote ne krahasim me te vjetshmin, kur temperaturat me te uleta nuk i kaluan te 7 gradet nen zero.
Keshtu, gjate dites se sotme pritet te kete nje rritje ne nivelin e dy gradeve ne zonat malore dhe gjate dites se neserme do te kete edhe nje rritje tjeter 2-gradeshe. Pas nje llogaritjeje te thjeshte, neser temperatura minimale me e ulet ne rang vendi pritet te arrije ne -5 grade Celsius. Moti do te jete me vranesira te dendura, te cilat do te shoqerohen me reshje me te theksuara ne zonat jugore dhe lindore te Shqiperise dhe ne lindje te vendit. Era do te arrije shpejtesine e saj me te larte per kete vit, pra ne 60 km/ore. Temperaturat me te larta do te kapin nivelin e 10 gradeve ne zonat bregdetare, ndersa ne vendet malore ato do te jene vetem 0 grade Celsius.
Neser do te rikthehet debora
Ndonese temperaturat do te kene nje rritje te lehte ne krahasim me dje, gjate 24 oreve te ardhshme pritet te kemi serish reshje debore. Kjo e fundit pritet te zbardhe vetem malet e jugut dhe te lindjes, ashtu sikunder ndodhi edhe dy dite me pare. Sipas raportit te Institutit te Hidrometeorologjise, reshjet e debores pritet qe te jene te pranishme gjate pjeses se dyte te dites, megjithese nuk pritet te kene ndonje trashesi te madhe. Edhe kesaj here, zonat veriore nuk do ta kene “shansin” te shijojne floket e debores, duke ia lene radhen jugut, per here te pare pas shume vitesh. Hidrometeorologjia ben me dije se gjate gjithe dites vendi yne do te perfshihet nga vranesirat e crregullta, te cilat gjate pjeses se dyte te dites do te vijne duke u pakesuar. Shpejtesia e eres do te ulet ne 55 kilometra ne ore, ne drejtimin juglindor. Ndersa temperaturat minimale te ajrit do te jene minus vetem ne zonat malore jugore.
Parashikimi sipas Institutit te Hidrometeorologjise:
Sot:
Ne vendet malore: -7 – 0 grade C
Ne vendet e uleta: 1 – 7 grade C
Ne bregdet: 2 – 10 grade C
Neser:
Ne vendet malore: -5 – 0 grade C
Ne vendet e uleta: 3 – 8 grade C
Ne bregdet: 4 – 10 grade C
Dje:
Puke -7.7
Peshkopi -9.0
Bulqize -7.2
Burrel -2.0
Pogradec -4.0
Korce -4.5
Erseke -7.5
Kukes -5.0
Koplik -3.2

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›